Vendi ynë edhe sot do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësirat kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet malore në lindje.

Temperaturat  maksimale do të shënojnë vlerën 38 gradë Celcius në Berat e Gjirokastër.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim - veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 12-16 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.