Çfarë kanë rezervuar yjet për ju? Horoskopi 17 qershor 2019

Çfarë kanë rezervuar yjet për ju? Horoskopi 17 qershor 2019

Horoskopi ditor për diten e hene - 17 qershor 2019

DASHI 21 mars - 20 prill

Jeta juaj ne çift do jete me e kënaqshme se kurrë sot. Për çdo gjë do merreni vesh me partnerin tuaj dhe nuk do debatoni kot se koti. Beqaret nuk duhet ne asnjë mënyrë te shkatërrojnë jetën e çifteve vetëm për te kënaqur veten dhe për te tërhequr atë qe pëlqejnë. Nuk do gjejnë kurrë paqe ne jete. Buxheti do vazhdoje te mbetet i kënaqshëm dhe aspak problematik.

DEMI 21 prill - 21 maj

Sot do e shfrytëzoni çdo moment kur te jeni pranë partnerit tuaj ju te dashuruarit dhe do i shprehni pafund ndjenjat tuaja. Beqaret do flirtojnë gjate gjithë kohës dhe deri ne fund te ditës do arrijnë te bëjnë për vete dike te veçante. Ne planin financiar do jete Saturni ai qe do ndikoje negativisht dhe mund te sjelle tronditje goxha te mëdha. Beni shume kujdes.

BINJAKET 22 maj - 21 qershor

Keni kohe qe keni probleme e debate me partnerin tuaj? Nuk ndani me te njëjtat mendime si dikur për shume çështje? Edhe sot do jete një dite e turbullt dhe me mosmarrëveshje te njëpasnjëshme. Beqaret do jene shume te sinqerte me personat qe do takojnë dhe ky do jete një plus i madh. Ende nuk ka ardhur koha qe ata te hedhin hapa. Financat do jene te mira.

GAFORRJA 22 qershor - 22 korrik

Sot gjerat do fillojnë te përmirësohen ndjeshëm ne jetën tuaj ne çift dhe do mund te merrni fryme lirisht. Nuk do keni aspak probleme apo mosmarrëveshje me partnerin. Beqaret do kenë një dite fantastike edhe pse nuk do fillojnë një lidhje. Familjaret do ju përgatisin surpriza te paimagjinueshme. Ne planin financiar duhet te merrni masa sa pa qene shume vone.

LUANI 23 korrik - 22 gusht

Do jeni te duruar, te matur dhe pozitive sot ju te dashuruarit prandaj marrëdhënia ne çift do ece me se miri. Partneri do ua njohe te gjitha meritat dhe ne mbrëmje do kaloni çaste romantike. Beqaret do kenë disa probleme ne pune dhe nuk do e kenë aspak mendjen tek jeta sentimentale. Buxheti nuk do jete katastrofik, por gjithsesi jo ashtu di e prisnit.

VIRGJERESHA 23 gusht - 23 shtator

Marrëdhënia juaj me partnerin ka rrezik te jete mediokre sot. Asgjë nuk ka për te ecur mire dhe intrigat do mbizotërojnë tek te dy palët. Beqaret do kenë plot njohje, por nuk do arrijnë dot ta gjejnë personin qe do ju përshtatet ne çdo pike. Ne planin financiar do jeni me te logjikshëm kësaj here dhe do e mbani situatën nen kontroll gjithë kohës.

PESHORJA 24 shtator - 23 tetor

Jeta juaj ne çift do jete e kënaqshme sot dhe për asnjë çast nuk do keni për çfarë te qaheni. Ne mbrëmje do jeni edhe me te qete dhe do e shfrytëzoni ne maksimum praninë e partnerit. Beqaret do fillojnë romanca shume te bukura dhe emocionuese. Ne planin financiar do jete Neptuni ai qe do ndikoje pozitivisht dhe do ju nxite ta përmirësoni situatën.

AKREPI 24 tetor - 22 nëntor

Do ndiheni jashtëzakonisht mire sot pranë partnerit tuaj dhe do bëni te pamundurën qe te qëndroni çdo moment pranë tij. Sot mund te bëhen edhe deklarata te forta e mund te merren vendime. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë te fillojnë një lidhje pasi ende nuk do ndiheni shpirtërisht gati. Me shpenzimet do jeni me te arsyeshëm prandaj gjendja do mbetet e kënaqshme.

SHIGJETARI 23 nëntor - 21 dhjetor

Venusi dhe Plutoni do bëhen bashke gjate kësaj dite për t'iu ofruar momente fantastike. Ne çdo moment do përjetoni emocione te veçanta. Nëse jeni beqare, do jene serish planetët ata qe do krijojnë kushtet e duhura për te realizuar njohje interesante. Ne planin financiar do jeni me shume fat prandaj gjendja do filloje te përmirësohet ne mënyrë te habitshme.

BRICJAPI 22 dhjetor - 20 janar

Do jeni mjaft romantike sot ju te dashuruarit dhe do e bëni partnerin te ndihet vërtet si neper ëndrra. Ne çdo çast do ndiheni te plotësuar dhe do doni qe e gjithë jeta ta ishte e tille. Beqaret do takojnë persona te përshtatshëm për te krijuar një lidhje, por nuk duhet te nxitohen për te hedhur hapa. Ne planin financiar keni për te qene te arsyeshëm dhe nuk do keni tronditje.

UJORI 21 janar - 19 shkurt

Dite e ngrohte dhe pa probleme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni asnjë lloj debati apo mosmarrëveshjeje me partnerin. Beqaret nuk do duan te bëjnë asnjë lloj ndryshimi ne jetën e tyre sentimentale sepse do kenë frike mos lëndohen. Buxheti do mbetet i qëndrueshëm për aq kohe sa ju tregoheni te kujdesshëm me çdo lloj hapi.

PESHQIT 20 shkurt - 20 mars

Përkushtojuni me tepër partnerit tuaj gjate kësaj dite sepse nëse nuk e bëni keni për ta humbur atë pak e nga pak. Dikush tjetër ka kohe qe ju vrojton dhe po pret momentin qe ju te gaboni. Beqaret do kenë një dite tërësisht normale dhe pa ndonjë gjë te veçante. Ne planin financiar do keni humbje te mëdha nëse mbyllni sytë kur te kryeni shpenzime.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi