Parashikimi yjeve për muajin Prill! Të gjitha shenjat në 'lupën' e Meri Gjinit (VIDEO)

Astrologia Meri Gjini thotë se ky muaj do të jetë vendimtar për aspektet shendetësore që po shqetësojnë të gjithë globin dhe shprehet se në këtë situatë raporti me veten është një nga gjërat më të rëndësishme. Në fillimin e muajit peshë do të kenë lëvizjet sociale dhe shëndeti, kurse në pjesën e dytë do të flitet edhe për lajme të mira në aspektin ekonomik. 

Dashi: Duhet të jeni të kujdesshëm në raport me eprorët tuaj në ambientet profesionale. Nuk përjashtohet mundësia e një zhgënjimi, por duhet të tregoni vlerat tuaja. Përsa i përket raporteve personale nuk do të jeni disforikë.  

 Demi: Keni Uranin me vete, ndjesia e parë do të jetë pozicionimi i liderit në raportet personale, kur këto raporte në fakt nuk kanë nevojë për lider, kështuqë kujdes me pjesën e drejtimit pasi nuk do ju pëlqejë rezultati. Kontrolloni reagimet tuaja. Nga ana tjetër ju favorizoheni nga të papriturat

Binjakët: Do të keni të reja, pas datës 12 do të shtohen lëvizjet tuaja sociale. Do të keni një muaj të mirë nga ana financiare. Raportet në dashuri mos i analizoni shumë në këtë periudhë. 

Gaforrja: Është një muaj disforik për Gaforret. Në datën 26 do të lehtësohet 24 orëshi juaj. Në 10 ditëshin e parë duhet të jeni të kujdesshëm në familje dhe punë. Duhet të mendoni bankat si opsion shpëtimi në rast të vështirësive ekonomike

Luani: Vështirësitë e kesaj kohe janë maksimale për ju. Por do të dilni të fituar në pjesën emocionale. Racionalët tuaj do të fitojnë, irracionalët mund të kenë përplasje të forta.
Virgjëresha: Keni një tendencë për të rënë në ujdi për marreëdhëniet ne punë. 
 Peshorja: Nga data 4 deri në 12 duhet të mbyllni paqartësitë në raportet personale. Hatërmbetjet lini pas, nuk është koha për t'i zgjidhur.  Shpërthimet mund tju bëjnë të rrezikoni vendin e punës.

Akrepi: Prioritet duhet të keni shëndetin dhe raportet familjare duke i dhënë maksimalisht vëmendjen tuaj. Lajme të mira në 10 ditëshin e fundit në aspektin ekonomik. 

Shigjetari: Do jeni disforikë në marrëdhëniet me ekonominë dhe duhet të jeni të kujdesshëm me vartësit tuaj. Me Venusin përballë do të ndiheni të bukur, të zgjuar.

Bricjapi: E vetmja gjë e rëndësishme që kemi, raporti me veten më i rëndësishmi. Duhet të kuptoni se nuk është leku gjithçka. Duhet të pershtateni me situatën në të cilën ndodhemi. 

Ujori: Do ta gjeni veten sikur do keni të papritura dhe kjo do ju krijojë ankth, por kjo gjendje do të imponojë qetësinë te ju. Do të merrni një shije të parë se cfarë do të merrni në 3 vitet e ardhshme. Duhet të bëni një bilanc të jetës suaj profesionale që të keni mundësi të bëni korrigjime për të patur pozicione të rëndësishme.

Peshqit: Duhet të jeni të kujdesshëm me fizikun dhe qetësinë shpirtërore. Është e thjeshtë të pësoni kolaps emocional, por  vëmendjen përqëndrojeni te fiziku juaj.


Lajmi kryesor:

Ç'thonë yjet për koronavirus? Astrologia: Lajme të mira për të gjithë botën, në Shqipëri nga nesër nis përmirësimi i situatës (VIDEO)


D.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja