Parashkimi i motit për javën që nisim sot, në fundjavë priten shirat e shumëpritur

Parashkimi i motit për javën që nisim sot, në fundjavë priten shirat e shumëpritur

Rana e Hedhun, Shëngjin

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon që kjo javë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe ditë “tipike” vere me orë të bollshme me diell dhe temperatura jo tepër të larta si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës.

Në këtë mënyrë moti për të gjitha ditët e javës parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit dhe për pjesën më të madhe të ditës.

Në ditët e para të javës nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare të cilat në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe të izoluara.

Për adhuruesit e plazhit elementi i erës mund të jetë relativisht “problematik”.

Era do të fryjë fillimisht ditët e para nga kuadrati i veriut më pas nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s. Por, në orët e mesditës deri ato të pasdites në bregdet era hera-herës fiton itensitet 7-8m/s.

Shërbimi Meteorologjik parashikon surpriza që mund të vijnë përgjatë fundjavës tjetër pasi priten reshje shiu madje në disa zona dhe me intenistet. Megjithatë është ende herët për të folur rreth fundjavës tjetër pasi duhet të presim projeksionet e hartave të rifreskuara për të patur një panoramë më të qartë për atë cfarë pritet të ndodhë.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë