Sipërmarrësi Gjergj Luca përmes një video mesazhi ka bërë një apel për këngëtaren dhe artisten shqiptare Parashqevi Simaku e cila ndodhet në SHBA në një moment jo të mirë në jetën e saj. Luca bën thirrje për gjithë opinionin publik dhe për të gjithë ata me pushtet të bëjnë më shumë për artin dhe artistët përtej ndjeshmërisë në rrjete sociale.
'Parashqevi ti je dashuri dhe unë nuk mund të rri pa bërë një apel. Si djalë artistësh që jam, si pinjoll i dy prindërve të mirënjohur e kam detyrim të ngre zërin për cilindo që jeta e surprizoi me të papritura jo të këndshme dhe të bëj thirrje që nëse bëhemi bashkë i japim vlerë artit dhe individit...’, thotë Luca.
Luca thekson se rasti i këngëtares Parashqevi Simaku po trajtohet në opinionin publike nga llumi i tallavasë dhe nga pseudo opinionistë dhe pseudo politikanë. Sipas tij, artistët janë shpirti rebel i një shoqërie që duhet respektuar, pasi ata i japin shtysë shoqërisë të ec përpara.
Mesazhi i plotë i Gjergj Lucës:
I trishtum dhe i emocionuar nga ky moment i vështirë ku ndodhet jeta jote por i ngacmuar nga qëndrimi që ka mbajtur opinioni publik shqiptar. Duke marrë shkas nga prononcimet që kanë bërë pseudo politikanë dhe pseudo opinionistë dhe llumi i tallavasë se si e kanë përjetuar dhe si e kanë shitur atë momenti ku ndodhet jeta juaj do më lejoni dhe mua që përmjet kësaj gjendje shpirtërore që më ka krijuar jeta juaj Parashqevi, por dhe mënyra si e kanë trajtuar bashkëkombësit e mia, do më lejoni që nëpërmjet jush të gjithë këta njerëz që i dhemb shpirti kaq shumë për artistët. Parashqevi unë jam me baba dhe me mama artist. Ju jeni një nga ikonat e këtij vendi siç kanë qenë prindërit e mia. Nuk ka diskutim se gjithë kombi shqiptar ka krenari për ju për gjithë ikonat e artit. Sepse artisti është ndërgjegjja kombëtare.
Përmes frymëzimit të vet ka bërë që të duhet më shumë ky vend, që njerëzit të gjejnë rrugët më të mora në jetë. Artistët në të gjithë epokat janë rebelët më të mëdhenj të sistemeve që nuk bien dakord me sistemet dhe kjo mosdakordësi është kripa e një shoqërie. Më vjen keq çfarë i ka ndodhur kësaj artisteje të madhe, por më vjen keq për opinionin publik që për 33 vite se a e ka çuar ndër mend të gjithë ata gjigandë që nuk janë më që Zoti i ka dhënë mundësi të jetojnë edhe disa vite, e ka kthyer ndonjëherë kokën tek ta. A ka ndonjë fond për kinematografinë, a ka ndonjë ngacmim për teatrot? Kryetarët e bashkive bëjnë financim minimal për teatrot. Është shpirti i një qyteti. Mos i shfrytëzoni këto momente të njerëzve të mëdhenj të këtij kombi për të demonstruar se jeni shumë të ndjeshëm dhe jeni gati të bëni namin për këta njerëz që ju dhimbsen kaq shumë.