SPAK ka dhënë detaje lidhur me megaoperacionin e zhvilluar dje në disa qytete si Tirana dhe Elbasani që është vijim i megaoperacionit ‘Plumbi i Artë’. SPAK ka lëshuar 33 urdhër arreste, ndërsa 13 janë ekzekutuar, ndërsa 2 shtetas shqiptarë që ndodhen jashtë janë Shqipërisë janë arrestuar. Gjithashtu ndër të tjera SPAK ka arritur të zbardh disa nga aktivitete kriminale të personave për të cilët ka lëshuar urdhër arrestin, mes të cilëve janë dhe vëllezërit Çopja nga Elbasani që ndodhen jashtë vendit.
Sipas SPAK është evidentuar edhe vjedhja me armë e 4.6 milionë eurove në pistën e aeroportit Nënë Tereza në Rinas, më 9 prill të vitit 2019, nga grupi kriminal i udhëhequr prej Franc dhe Hajdar Çopja. Grabitësit, morën paratë nga 4 makina blind të transportit të parave të kompanive të ndryshme private.
Ata mundën të largoheshin teksa përdorën një makinë me mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor’. Autorët e grabitjes kanë mundur të shkojnë deri në barkun e avionit me pasagjerë që nisej për në Vienë ty ku në pjesën e bagazheve kanë bërë grabitjen teksa paratë kalonin nga makinat e blinduara për në avion.
Mundën të dalin sërish nga aeroporti ndërsa janë ndjekur më tej nga forcat e policisë të cilave u janë përgjigjur me armë. Nga përplasja mbeti i vrarë një nga grabitësit, Admir Murataj, ndërsa të tjerët vrapuan në këmbë duke u larguar bashkë me thasët me para ku i priste një tjetër automjet.
Makinën e arratisë e dogën më vonë pranë zonës së Bathores, ndërsa në duart e ekspertëve është furgoni me mbishkrimin fals "Hetimi Tatimor", brenda të cilit mund të gjendet një pasuri provash, gjurmë gishtërinj dhe armët e sekuestruara.
'8) Fakti Penal “Vjedhja me armë e vlerave monetare” që do transportoheshin me linjën e avionit Tiranë – Vjenë, ngjarje e ndodhur më datë 09.04.2019, në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, Rinas, Tiranë.', thotë njoftimi i SPAK.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Shkurt, 21:11
A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?
-
Po
54.1%
-
Jo
40.2%
-
Jam i/e dyzuar
5.8%
Vota total: 2209
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Këshilli i Imunitetit, ‘5 Pyetjet’ zbardh detajet! SPAK: Duam arrest me burg për Ballukun, rrezikon të kryejë veprime të jashtëligjshme me vartësit
23 Shkurt, 21:31
-
Ylli Pata: Standardi i dyfishtë i PD me prangat që kërcet SPAK në Kuvend
23 Shkurt, 20:09
-
Shembja e aksit Librazhd-Pogradec, banorët e Spatharit improvizojnë sinjalistikën në rrugën alternative që e mban të lidhur me Tiranën
23 Shkurt, 18:57
-
Kreshnik Spahiu: 10 fakte pse Shqipëria s’ka kartele droge si Meksika, por vetëm trafikantë ordiner
23 Shkurt, 18:26
-
Kreu i SPAK deklaroi se Balluku rrezikon 35 vite burg, Maliqi: Po mbrohet nga qeveria, i ka vënë në rresht të gjithë! Ilir Meta po qëndron kot prej 1 viti e gjysmë në qeli
23 Shkurt, 17:42
-
Shembja e rrugës Librazhd-Pogradec dhe dëmtimi i Bypassit të ri, ish-prokurori: Prokuroria e Elbasanit të kryejë ekspertime të pavarura! Mund ta marrë në ‘dorë’ dhe SPAK
23 Shkurt, 14:53
-
Shembja e aksit Librazhd-Pogradec, e pakalueshme dhe për këmbësorët! Banorët e Dragostunjës ngjisin kodrat për të shkuar në shtëpi (VIDEO)
23 Shkurt, 13:01
-
Shembja e rrugës Librazhd-Pogradec, PD: Dëme për qytetarët e bizneset, drejtësia të hetojë ARRSH-në dhe Ballukun
23 Shkurt, 11:58
-
PAMJE ME DRON/ Aksi Librazhd-Pogradec shembet plotësisht! Dështon edhe përpjekja për Bypass-in që do të hapej sot! ARRSH: Shkaqe natyrore
23 Shkurt, 10:32
-
Bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec/ Paralizimi i tregtisë 1.2 miliardë euro me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe ndikimi në ekonomi
23 Shkurt, 08:14
-
Këshilli i Imunitetit/ SPAK do arrestimin e Ballukut: Të ‘fortët’ kërcënuan dëshmitarët, rrezikon deri në 35 vite burg! PS: Pezullimi i mjaftueshëm
23 Shkurt, 07:08
-
2 muaj pezull, Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon autorizim për arrestimin e zv/kryeministres
22 Shkurt, 19:16