'Paratë ose të solla shqiptarin', si i kërcënonte bosi britanik borxhlinjtë

'Paratë ose të solla shqiptarin', si i kërcënonte bosi britanik borxhlinjtë

Asim Tufail

Një bos krimi në Britani kërcënoi se do të përfshijë 'shqiptarin' për të shlyer një borxh prej 600,000 £. Bëhet fjalë për Asim Tufail, 52 vjeç, i cili rrezikon të përballet me një dënim të gjatë me burg për rolin e tij në trafikun e drogës dhe armëve.

Gjithshtu ai ishte i përfshirë në një operacion ndërkombëtar të pastrimit të parave dhe pretendoi se merrej me 'njerëzit kryesorë' në Manchester dhe Liverpool.  Më tej prokurorët thanë se ai ka vepruar edhe në emër të kriminelëve të tjerë 'në ekzekutimin e borxheve', raportojnë mediat britanike.

 Në gjykatën e Mançesterit Tufail u mësua se ai i thoshte borxhlinjve se  në emër të kriminelëve për të cilët vepronte "ishin lodhur nga lojërat dhe gënjeshtrat", pasi nuk kishte ardhur pagesa e një borxhi prej 600,000 £. Më pas ai kërkoi që në vend të pagesës t'i dorëzoheshin aktet e një prone.

Ai gjithashtu e kërcënoi personin në fjalë me ndërhyrjen e dikujt të cilit i referohej si “shqiptari”, tha prokurori Tim Storrie KC.

Tufail  pritet që të  dënohet ditën e mërkurë,me akuzën e një sërë veprash penale. Krahas Tufail është akuzuar si fajtor edhe djali i tij, Junnaid Tufail, 23 vjeç, i cili ishte i përfshirë vepra kriminale.

Dyshja gjithashtu reklamuan armë zjarri për shitje brenda një rrjeti kriminelësh të tjerë në rrjetin e komunikimit EncroChat.  Në këtë aplikacion 52 vjeçari njihej si 'Assassin Neë' ndërsa djali i tij njihej si 'Baby Assassin'.

 Të dy u arrestuan në  Aeroportin e Mançensterit në janar 2021 përpara se të hipnin në një fluturim për në Dubai.

Dyshja jetonin në Kenmore Road në Northenden mes një luksi marramëndës.

I pandehuri kishte vuajtur më parë një dënim prej 14 vitesh për trafik droge, ndërsa Junnaid Tufail nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm.

Dyshja jetonin në Kenmore Road në Northenden mes një luksi marramëndës.

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!