Paratë, shkak i krimit makabër të vrasjes së çiftit Pasho në Itali/ Elona Kaleshi hesht në Gjykatë, gjenden në apartament prova që e implikojnë

Paratë, shkak i krimit makabër të vrasjes së çiftit Pasho në Itali/ Elona Kaleshi hesht në Gjykatë, gjenden në apartament prova që e implikojnë

Elona Kaleshi

Elona Kaleshi, shqiptarja 36-vjeçare e cila është bënë në pranga në Itali për vrasjen, copëtimin dhe fshehjen e kufomave të Shpëtimit dhe Teuta Pashos, ka dalë sot para gjykatës.

Por sipas asaj që raportojnë mediat matanë Adriatikut Kaleshi nuk ka folur, duke shfrytëzuar ende të drejtën për të mos dhënë përgjigje as para gjyqtarit Antonio Pezzuti. 36-vjeçarja vazhdon të ndjekë të njëjtën strategji siç bëri të martën duke mos thënë asnjë fjalë edhe para prokurores Ornella Galeotti.

Gjykatësi tani do të duhet të vendosë për vërtetimin e arrestit dhe për zbatimin e masës së paraburgimit ndaj gruas. Ky vendim pritet të merret sot pasdite.

Elona Kaleshit, ish e dashura e djalit të çiftit Pasho, u arrestua nën akuzën e vrasjes, fshehjes dhe masakrimit të trupave të dy bashkëshortëve, të cilët u gjetën të copëtuar në 4 valixhe, më 15 dhjetor. 

Çifti Pasho është vrarë në shtëpinë ku ata qëndronin me qira, muajin e fundit. Aty ku edhe ata janë masakruar, janë vendosur në katër valixhet e gjetura në afërsi të burgut Solliciano. Sipas të dhënave Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur ai po flinte gjumë, prandaj në trupin e tij nuk ka shenja dhune. Ndërkohë Teuta Pasho, është rrahur për vdekje, dëshmi për këtë gjë janë hematomat dhe kockat e thyera të gruas. Dëshmi për këtë është fakti se në momentin e vrasje çifti ka qenë i veshur me pizhama gjumi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:43
Vrasja e çiftit Pasho, gjendet prova në apartament/ Shkak për krimin paratë ose mospranimi i Elona Kaleshit nga familja e Taulantit

Grupi hetimor i karabinierëve italianë pas orësh të gjata hetimesh në apartamentin e Elona Kaleshit, ish të dashurës së djalit të çiftit Pasho kanë arritur të mbledhin disa gjurmë të cilët mund të ndryshojnë rrjedhën e hetimeve. Në atë shtëpi mendohet se bashkëshortët Shpetim dhe Teuta Pasho të kenë kaluar natën e tyre të fundit të jetës, ndoshta atë të 1 nëntorit 2015.

Fati i Kaleshit varet pikërisht nga rezultatet e ADN-së dhe asaj që ato do të tregojnë pasi 36-vjeçarja shqiptare, gjendet në paraburgim e akuzuar për vrasje, masakrim dhe fshehje të trupave të viktimave.  Hetuesit, të udhëhequr nga prokurorja Ornella Galeotti, janë gjithnjë e më të bindur se gruaja kishte në plan për të eliminuar 'vjehrrit', për të vënë nën kontroll paratë që kishte çifti ose për shkak të zemërimit që ajo ndjente mbi të gjitha ndaj nënës së tij, e cila nuk e donte Elonën. Nga hetimet  del në pah se përveç marrëdhënieve të tensionuara brenda familjes Pasho, del se Teuta do t’i kishte dhënë ultimatum të birit për të zgjedhë ose të dashurën ose familjen.

Por kjo përballje mes nënës dhe djalit nuk ndodhi. Gjurmët e fundit të çiftit në jetë datojnë një ditë para se Taulant të lirohej nga burgu. Vrasja dyshohet se ndodhi në prag të lirimit të tij, ndërsa burri dhe gruaja ishin me pizhame, mbase edhe në gjumë dhe kufomat e tyre do të copëtoheshin me sharrë elektrike.

Këtë mëngjes Kaleshi, së bashku me avokatët e saj, Federico Febbo nga Prato dhe Antonio D’Orzi nga Empoli, ka një takim me gjyqtarin, Antonio Pezzuti, për të përcaktuar masën e sigurisë.

Misteri i valixheve nuk është zgjidhur ende plotësisht.  Elona, me siguri ka pasur edhe ndonjë bashkëpunëtor tjetër. Pastaj ka shumë pyetje edhe për valixhet, ku u mbajtën ato të fshehura për kaq kohë?

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ignorante: 25/12/2020 01:22

    Baxhell komplet, ja kalofshe mire ato 20,21,22,23 vjet burg.

    Përgjigju
  • Zot na ruj: 24/12/2020 23:10

    Kjo asht Monstër!

    Përgjigju
  • Mirditor: 24/12/2020 15:42

    Tashi do ta kaloje jeten në burgë. Sa budallej ka kjo botë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik