Paris 2024/ Drejt medaljes së parë Olimpike, skuadra shqiptare mbërrin në Francë

Paris 2024/ Drejt medaljes së parë Olimpike, skuadra shqiptare mbërrin në Francë

Skuadra shqiptare gjatë nisjes për në Paris

Skuadra shqiptare e përfaqësuar me tetë sportistë, trajnerët dhe zyrtarët e federatave përkatëse dhe ata të KOKSH kanë mbërritur në Paris (Francë), aty ku nga 26 korriku - 11 gusht do mbahen Lojërat Olimpike 2024.

Herët në mëngjes i gjithë stafi kuqezi ishte gati, teksa kërkohet medalja e parë historike për vendin tonë në Olimpiadë. Delegacioni shqiptar i përbërë nga trajnerët dhe 8 sportistë që do të marrin pjesë në gara, katër nga të cilët e kanë siguruar kualifikimin me normë në bazë të perfomancës sportive, ndërsa katër të tjerë shkojnë me ftesë.

Pritshmëritë më të mëdha janë në mundje aty ku Shqipëria përfaqësohet nga tre sportistët rus të natyralizuar si shqiptar, Abakarov, Dudaev dhe Valiev. Edhe Luiza Gega kërkon të bëjë të vetën një medalje, duke qenë në në garën e 3 mijë metrave me pengesa është kampione Evropë.

Edicioni i 33-të i Lojërave Olimpike do të ngrejë siparin më 26 korrik, me ceremoninë e hapjes në Paris, një veprimtari që do të bëjë bashkë 10500 sportistë nga e gjithë bota. 329 evente, për 32 disiplinë të ndryshme sportive me aktivitetin që do ta ulë siparin më 11 gusht.

Përfaqësuesit e Shqipërisë

Katër janë sportistë të kualifikuar në këtë turne, me shpresën e madhe që është te atletika dhe mundja. Atletja Luiza Gega do të garojë në 3000 m me pengesa, ndërkohë mundësit e stilit të lirë Zelimkhan Abakarov (pesha 57 kg), Islam Dudaev (pesha deri në 65 kg) dhe Chermen Valiev (pesha 74 kg) kanë pritshmëri.

Ndërkohë që 4 sportistë të tjerë e kanë siguruar pjesëmarrjen me ftesa. Ato janë Franko Burraj në atletikë 100 m, Manjola Konini në qitje, në disiplinat 25 m pistol dhe 10 m air pistol, si edhe notarët Kaltra Meça 200 m stil i lirë dhe Grisi Konxhaku 100 m stil i lirë.

Kalendari i sportistëve kuqezi

Kalendari/ Kuqezinjtë nisin aktivitetin më 27 korrik me qitësen Manjola Konini, për të vijuar me datat e tjera. Vëmendja do jetë në datën 4 gusht në orën 10:30 të paradites, kur në pistë do garojë Luiza Gega. Edhe në datat 8,9 dhe 10 gusht kërkohet paraqitje e mirë nga tre mundësit tanë.

Datat dhe oraret e garave për sportistët kuqezi

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet zgjedhore, debate te ‘Ligjet’! Alibeaj: Pazar, i dhuroni Ramës mandatin e 4 në tavolinë! ‘Të vegjlit’ duan lista 100% të hapura, Gjiknuri: Ligji uniform për të gjithë

Ndryshimet zgjedhore, debate te ‘Ligjet’! Alibeaj: Pazar, i dhuroni Ramës mandatin e 4 në tavolinë! ‘Të vegjlit’ duan lista 100% të hapura, Gjiknuri: Ligji uniform për të gjithë