Paris, Berisha: Ne model suksesi
Pas ditës së dytë të seminarit “Bota e re 2012” që u mbajt në Paris, Berisha tha për mediat se është vlerësuar modeli shqiptar kundër krizës ekonomike.
PARIS - Kryeministri Berisha deklaron se modeli shqiptar është në përputhje të plotë me drejtimet e reja, parashikimet e vizionet e zhvillimit ekonomik dhe shndërrimit të Shqipërisë në një vend të zhvilluar. Pas ditës së dytë të seminarit “Bota e re 2012” që u mbajt në Paris, Berisha tha për mediat se është vlerësuar modeli shqiptar.
“Model, i cili ka garantuar rritjen e konsoliduar të ekonomisë, një model, i cili, ndoshta si asnjë vend tjetër, ka realizuar rritjen me 100 për qind të eksporteve shqiptare, pra, dyfishimin e tyre në harkun kohor 2009-2011, një model që ka shënuar rritjen prej 316 për qind të investimeve të huaja në harkun kohor 4 vjeçar, një model, i cili në një hark kohor 5-6 vjeçar i ka dhënë të ardhura ekonomike vendit mbi 7 miliardë dollarë më shumë. Ky model, i bazuar në lirinë ekonominë, taksat e ulëta, qeverinë e vogël, përmirësimin e klimës së biznesi dhe zhdukjen e pengesave burokratike, u konsiderua këtu dhe konsiderohet kudo, siç u theksua dje, si një model suksesi. Pata rastin të bëj një ekspoze të këtij modeli dhe të shpreh mendimet e mia për potencialet e mëdha të Shqipërisë”, tha Berisha.
Berisha tha se është takuar me drejtues të Korporatës Energjetike të Francës që është grupi Suez, i cili, sipas kryeministrit ka pohuar Shqipëria po bëhet një basen e mrekullueshme e prodhimit të energjisë së rinovueshme dhe ne duhet të jemi pjesëmarrës në këtë zhvillim.
Drejtimi i dytë themelor është teknologjia e lartë.
“Informova audiencën dhe sot, me fjalën time të shkurtër, me progresin e madh që ka bërë Shqipëria me aplikimin e kësaj teknologjie dhe vendosmërinë e saj për ta shtrirë në çdo qelizë të vendit. Drejtim tjetër themelor ishte bujqësia e modernizimi i saj, gjë që ne e kemi vendosur në epiqendër të përpjekjeve tona”, tha kryeministrit sot në Paris.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 13:30
Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?
-
Pak
56.7%
-
Mjaftueshëm
37.9%
-
S'kam mendim
5.4%
Vota total: 224
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gazetarja Cecilia Sala lirohet nga regjimi iranian, një avion po e çon në Itali! Meloni ia komunikon lajmin familjarëve
8 Janar, 13:55
-
E rëndë/ 12 vjeçari humb jetën në spitalin e Tiranës, I mituri nga Maliqi u transportua me urgjencë nga spitali i Korçës
8 Janar, 13:51
-
Kosovë/ ‘I mblidhte para qytetarëve në shkelje të ligjit’, Sveçla: Mbyllëm një tjetër institucion paralel serb në veri
8 Janar, 13:48
-
Largimi i Deschamps, në Francë gjejnë trajnerin e ri të kombëtares
8 Janar, 13:41
-
'Bashkëjeton fshehtas me një gjyqtare', PD kallëzon në SPAK Enkelejd Alibejan, padashur rëndon pozitat e Belind Këlliçit
8 Janar, 13:31
-
'Shokon, trondit...' Rama kritikon mediat për titujt: Çmendet dynjanë, sikur jetoni me bomba poshtë krevati
8 Janar, 13:30
-
Rama afron bonusin e pranverës për pensionistët: Do e marrin që në shkurt! Nuk do presin të mbarojmë zgjedhjet ne
8 Janar, 13:24
-
Gaxhai, rivali i Zani Çaushit, del nga burgu për disa orë leje për varrimin e së motrës
8 Janar, 13:23
-
Ulja e çmimit të energjisë për fushatë? Rama: Nuk më intereson se çfarë thonë! Mbi 1 mln konsumatorë do paguajnë më pak
8 Janar, 13:16
-
Davide Frattesi kërkon largimin nga Interi, klubi i vendos çmimin 'e kripur'
8 Janar, 13:14
-
Javën tjetër Rama në Abu Dabi, firmoset marrëveshje trilaterale mes Emiratave të Bashkuara - Italisë e Shqipërisë për linjën e transmetimit nënujor
8 Janar, 13:08
-
Sovraniteti energjitik i Shqipërisë, Rama: Nuk është më ëndërr! Edhe sikur bota të kthehet përmbys, do kemi energjinë tonë
8 Janar, 13:03