PARIS, 19 dhjetor /ATSH-AFP/ - Misioni "Pamir" i forcave franceze në Afganistan do të përfundojë zyrtarisht më 31 dhjetor, me largimin e ushtarëve të fundit francez, rreth 150, nga baza e aeroportit ndërkombëtar të Kabulit (KAIA), theksoi sot ministria e Mbrojtjes.
Largimi i këtyre ushtarëve do të shënojë fundin e 13 viteve të pranisë franceze në Afganistan pranë Forcës Ndërkombëtare të Asistencës dhe Sigurisë (ISAF) nën drejtimin e NATO-s, që përfundon këtë muaj.
"Angazhimi i trupave francezë konsistonte në trajnimin e ushtrisë afgane. Kemi kontribuar në trajnimin e 21 000 oficerëve, nën-oficerëve dhe specialistëve", theksoi zpdhënësi i ushtrisë franceze, koloneli, Gilles Jaron duke nënvizuar se ushtria afgane numëron 350 000 trupa kundër 12 000 në vitin 2002.
Rreth 70 000 ushtarë francezë kanë shërbyer në Afganistan që prej vitit 2001. 89 kanë humbur jetën dhe 700 janë plagosur.
Misioni luftarak i NATO-s në Afganistan merr fund në dhjetor 2014. Në 2015, rreth 12 500 ushtarë të huaj do të jenë të pranishëm në tokën afgane në kuadër të operacionit "Mbështetje e vendosur", një mision për trajnimin dhe asistencën për forcat e sigurisë afgane./
/ec/










