Kandidatja  e Partisë Republikane në Francë,Nathalie Kosciusko-Morizet është sulmuar nga një 50 vjeçar teksa ndodhej në një treg në Paris.

Agresori ka filluar të fyej rëndë kandidaten dhe më pas i ka marrë fletëpalosjen nga dora duke e ka qëlluar në fytyrë. Kandidatja pasi është goditur ka mbuluar fytyrën e saj, ka rënë në tokë dhe ka humbur vetëdijen për disa minuta. Por në ndihme i kanë ardhur punonjësit e zjarrëfikëses.

Sipas raporteve paraprake agresori është një  50 vjeç.

Agresori u largua shpejt por pa vrapuar, ndërsa gruaja qëndroi në tokë për pak minuta”, rrëfen një dëshmitar nga vendngjarja.




Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com