Paris Hilton bëhet vajzë e mbarë

Paris Hilton bëhet vajzë e mbarë
Lamtumirë imazhit të vajzës së prapë që mbush faqet e mediave rozë! Paris Hilton i beson portretin e saj “të artë” revistës Vanity Fair, versioni spanjoll, por këtë herë si një vajzë që merret di të kujdeset edhe për bizneset familjare. Duket se më në fund Paris e ka kuptuar se paratë që ajo harxhon duan shumë mund e djersë, prandaj ka vendosur të japë shembullin e mirë. Por mediat amerikane ngrenë shumë pyetje për këtë kopertinë, paksa të ekzagjeruar me photoshop: Pse Vanity Fair? Pse në Spanjë? “Seriozisht askush nuk mund të ndajë dot figurën e saj nga pasuria që trashëgon, duke harruar për një çast ndikimin që ka patur me skandalet në media”-shkruajnë faqe të ndryshme internet. Gjithsesi kopertina e “Vanity Fair”, përtej portretit si një vajzë e mbarë, reflekton edhe imazhin e një personazhi që duket se ka ende diçka për të ofruar për lexuesit, e sidomos ata spanjollë.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sharon Stone: Do largohem nga Amerika nëse fiton Trump

Sharon Stone: Do largohem nga Amerika nëse fiton Trump