Paris Hilton bëhet nënë për herë të parë në moshën 41-vjeçare

 Paris Hilton bëhet nënë për herë të parë në moshën 41-vjeçare

Paris Hilton

Paris Hilton ka njoftuar lindjen e fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Carter Reum. Paris Hilton, e famshme në botën e biznesit, ka bërë një ndryshim rrënjësor në jetën e saj duke iu dedikuar më shumë familjes dhe ka lajmëruar shkëputjen për pak kohë nga angazhimet e saj për shkak të ardhje në jetë, Nëpërmjet një nëne surrogate, ajo ka mirëpritur në jetë fëmijën e parë së bashku me partnerin Carter Reum.  Ata janë bërë prindër të një djali që po e prisnin me padurim, ndërsa kjo foto e ëmbël e tyre po bën xhiron e rrjetit.

Duke shpërndarë një foto të dorës së foshnjës që shtrëngon gishtin e madh të dorës së saj, ajo shkroi në Instagram të martën: “Ti je tashmë i dashur përtej fjalëve”, krahas një emoji me zemër blu.

Ajo ka folur për revistën “People” ku ka ndarë emocionet e saj për foshnjënsi  edhe këshilla për të qënit vetvetja dhe i qetë me atë çfarë dëshiron të përfaqësosh

“Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të bëhesha nënë dhe jam shumë e lumtur që unë dhe Carter e gjetëm njëri-tjetrin. Jemi shumë të emocionuar që po ndërtojmë familjen tonë së bashku”- ka thënë Paris Hilton për “People”.

Hilton  është paragjykuar gjatë jetës së saj, duke u etiketuar si “vajza e pasur që nuk bën asgjë”, por për këtë ajo ka dhënë një mesazh të fuqishëm, për të gjitha vajzat dhe gratë.

Në një intervistë për revistën spanjolle “Instyle”, milionerja tregoi se ka luajtur një rol ku zgjidhte të bënte sikur nuk kuptonte.

“Sot njerëzit e kanë kuptuar se nuk jam një bionde budallaqe, por ashtu kisha zgjedhur të dukesha. Dua t’u tregoj vajzave se ju mund të vishni rozë, dhe të jeni ende një shefe.

Në ato vitet e para nuk kisha asnjë stilist, as menaxher, as publicist. Njerëzit nga shoqëria e lartë e Neë York-ut pyesnin ‘Pse kjo vajzë është e veshur kështu? Por, unë kurrë nuk kam ndjekur trendet. Është fantastike të shohësh që fotot dhe pamjet e mia vazhdojnë të frymëzojnë, duke u shfaqur në sfilatat më të mira të modës dhe duke u cituar nga brezat e rinj në Instagram ose TikTok. Është kënaqësi të dëshmosh ndikimin që kam pasur në kulturën pop gjatë dy dekadave të fundit.”

 

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë