E ëmbla Paris Hitlon ka festuar së bashku me të dashurin e saj River Viiperi në Malibu ditën e shtunë.

Në festën verore kanë qenë të pranishëm edhe persona të tjerë, përfshirë dhe ish të dashurën e George Clooney, Stacy Kiebler.

paris hilton

Paris, e cila po punon për albumin e saj të dytë muzikor nuk kishte si të mungonte në një festë të tillë ku ishin të pranishëm bashkëpunëtorë të shtëpisë diskografike të cilën ka zgjedhur për të punuar albumin e saj.

Çifti është dukur shumë i lumtur pranë njëri-tjetrit ndërkohë që janë shfaqur në formë të mirë.

paris hilton

Bukuroshja Hilton kishte veshur një fustan veror të gjatë, ndërkohë që flokët i kishte lëshuar në një anë dhe kishte vënë një palë syze të zeza.

(b.t/shqiptarja.com)