Ajo gjithmonë është për flokët bionde, por duket se është lodhur dhe ka vendosur të harrojë imazhet e së shkuarës. Mos ndoshta ajo është bërë një vajzë e mbarë? Paris Hilton është parë duke bërë pazar në Beverly Hills, me flokët e lyer, jo më një bjonde, por brune. Sipas DailyMail, ajo ka tërhequr vëmendjen e fansave, që në fillim nuk e kanë besuar se ishte Hilton, por ajo ka hequr kapelën për të shuar kuriozitetin e tyre. Mendohet se shkak mund të jetë parrukja e famshme brune, me të cilën u shfaq muajin e shkuar në media, e cila e ka bindur të ndryshojë ngjyrën e flokëve. Ndoshta fakti që tani është 30-vjeçe, e ka nxitur të mendojë se nuk mund të vazhdojë të sillet si një vajzë e pabindur, prandja ka zgjedhur një ngjyrë me serioze për pamjen e saj.