Paris, Mari Le Pen: Franca duhet
të ketë valutën e saj kombëtare

Paris, Mari Le Pen: Franca duhet<br />të ketë valutën e saj kombëtare
Kandidatja për presidente e Francës, Mari Le Pen, ka deklaruar se francezët gjatë jetës së tyre të përditshme duhet të përdorin monedhën e tyre kombëtare.

“Francezët duhet ta përdorin valutën e tyre kombëtare në jetën e përditshme. Francezët duhet të kenë valutën e tyre në kuletat e tyre. Njëlloj sikurse në të kaluarën, midis kompanive mund të përdoret valuta e përbashkët si Ecu. Kjo valutë nuk duhet medoemos t'u interesojë francezëve. Këtë mund ta përdorin shtetet dhe kompanitë e mëdha", është shprehur Le Pen gjatë një interviste për radion  Euro-1.

Gjithashtu ajo ka thënë se kalimi në monedhën e përbashkët Euro, ka qenë i pasuksesshëm pasi monedha sjell vetëm pengesa për konkurrencën ekonomike dhe kjo gjë bën që të rritet numri i papunësisë.

Zgjedhjet presidenciale në Francë do të zhvillohen me dy raunde gjatë muajit prill dhe mars, ku sondazhet e tanishme tregojnë se Le Pen do të kalojë me lehtësi në raundin e dytë të votimeve.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi