Vajza e këngëtarit të ndjerë Michael Jackson, 15 vjeçarja Paris Jackson së fundmi tentoi të vriste veten pasi u fut në depresion.
Sipas mediave të huaja arsyeja e këtij veprimi ka qenë lajmi shokues që ajo ka marrë vesh në lidhje me atësinë e saj, se ajo në të vërtetë nuk është vajza e këngëtarit Jackson.

Sipas burimeve të huaja pak ditë para se të tentonte për të vrarë veten Paris kishte marë vesh se me vëllain e saj Prince, është motër vetëm nga nëna.
Kjo gjë padyshim e ka lënduar shumë Paris, e cila gjithmonë ka shprehur se është mjaft e lidhur me vëllain e supozuar biologjik Prince.

Debbie Rowe, partnerja e këngëtarit të ndjerë, ka lindur Paris nga marrëdhënia me një mashkull të panjohur, në periudhën kur ajo ishte e lidhur me Michael, me të cilin lindi edhe dy djem të tjerë.
Këtë gjë e ka pohuar edhe një mik i afërt i familjes, i cili është shprehur se Paris gjithmonë ka pasur dyshim se Majkëll nuk ishte babai biologjik i saj, pavarësisht faktit që nuk ka dashur ta besojë.

Testi gjenetik, i cili ka nxjerrë në pah dhe të vërtetën mbi atësinë e Paris ka bërë që ajo dhe Prince të ftohin marëdhëniet mes tyre.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com