PARIS (FRANCË) - Një tren është përmbysur në stacionin e Bretigny-sur-Orge, në krahinën e Parisit. Treni, një Intercity, po drejtohej në Limoges.
Në kalimin në stacionin e Bretigny-sur-Orges, në linjën periferike pariziane treni mënjanohet në një anë, duke shtrirë përtokë shtylla dhe fije elektrike.
Disa të plagosur janë bllokuar mes pllakave. E pamundur për momentin për të përcaktuar shkaqet e dramës apo për të dhanë një bilanc më të saktë. Linja është ndërprerë dhe shoqëria hekurudhore Sncf ka aktivizuar një sinjal alarmi.
"Gjashtë vetë kanë mbetur të vdekur nga incidenti, ndërsa të plagosurit janë paraprakisht 22 vetë në gjendje të rëndë”, bën të ditur ministri i Brendshëm francez, Manuel Valls, duke shtuar se “bilanci duket i destinuar për t’u rënduar”.
Siç bën të ditur "Le Figaro", gjithë spitalet e krahinës janë në gjendje alarmi. Aty ka shumë njerëz me politrauma, plagë, thyerje kockash. Ndërkohë, shumë vetë kanë mbetur të kapërthyer mes vagonëve.
Presidenti francez, François Hollande ka mbërritur pas orës 20:00 në vendngjarje dhe ka kërkuar hetim të shkaqeve, si dhe ka përgëzuar punën e grupeve të shpëtimit. Kjo theksohet se është tragjedia më e rëndë hekurudhore në Francë nga viti 2008.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com