Lumi  Sena ka dalë nga shtati si pasojë e reshjeve të shumta gjatë një jave në Kryeqytetin e Francës, Paris. Lumi është rritur deri në 4.3 metra  në disa pjesë të qytetit si pasojë e shirave.

Autoritetet në Paris e kanë vënë qytetin në alarm e cila e shikon të rrezikshëm në qoftë se shirat vazhdojnë me intensitet madh.

Restoranti “Bateaux Mouches”, Varka Mouches, dhe restorante të tjera që lundrojnë nuk mundën të kalonin nën urat e qytetin për shkak të daljes së lumit Sena nga shtrati.

Me shumë mundësi mund të përmbysë disa vende të banuara, ndërsa policia ka evakuuar disa banorë që ndodhen në rrezik.

[gallery]25396[/gallery]

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com