Paris, thërret 'Allah Akbar' dhe sulmon me thikë kalimtarët, një i vdekur dhe tre të plagosur, vritet agresori

Paris, thërret 'Allah Akbar' dhe sulmon me thikë kalimtarët, një i vdekur dhe tre të plagosur, vritet agresori

Një burrë goditi me thikë një numër kalimtarësh në një park afër Parisit para se të pushkatohej nga policia.

Sulmi me thikë ndodhi në qytetin Villejuif, 7 km në jug të kryeqytetit francez.  

Sipas medias, gjatë sulmit ka mbetur i vdekur një person dhe tre të tjerë janë plagosur.

Autori i sulmit u ndoq nga policia dhe më pas u qëllua fare pranë vendit të ngjarjes.

Disa dëshimtarë kanë thënë se agresori se kishte veshur një jelek shpërthyes dhe kishte thirrur "Allah Akbar".

Policia që ka bllokuar zonën, flet për një "operacion në zhvillim", por për momentin nuk ka persona të tjerë të përfshirë përveç agresorit të vrarë.

Lidhja midis asaj që ndodhi dhe asaj që po ndodh në Iran pas vrasjes së gjeneralit Soleimani është e qartë.

Një rast i izoluar, ai i VilleJuif apo fillimi i "zgjimit" të ekstremistëve islamikë pas ngjarjeve në Bagdad?

Policia franceze po heton, por ka frikë se gjeste të tilla si ai i parkut Hautes Bruyeres mund të përsëriten brenda orëve të ardhshme edhe në qytete të tjera të Francës.

Në muajin tetor në Paris katër persona u qëlluan për vdekje me thikë brenda komisariatit të policisë nga një punonjës i brendshëm. Sipas prokurorëve atë kohë, sulmuesi i cili u vra nga policia, kishte lidhje me islamistët radikalë. Deri tani nuk dihet asgjë rreth identitetit të autorit të dyshuar për sulmues në qytetin Villejuif.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat