Dritat e kullës Eiffel në Paris janë fikur në shenjë mbështetjeje për qytetarët e Alepos të cilët gjenden në mes të një lufte ku janë përfshirë edhe fuqi të mëdha ushtarake.
“Ky veprim simbolik, synon që t’i bëjë edhe njëherë thirrje komunitetit ndërkombëtarë që të reagojë me urgjencë për situatën e krijuar në Alepo”, është shprehur kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo.
Ndihma mjekësore ku përfshihen dy kamion me materiale dhe pajisje mjekësore, do të nisen nga Parisi në drejtim të Alepo.
Që prej takimit me kryetarin e Bashkisë së Alepos, Brita Hagi Hassan në Paris më 5 dhjetor, Hiadalgo i ka shkruajtur një letër Papës në të cilën i kërkon atij që të ndërhyjë për tu gjetur një zgjidhje paqësore në këtë konflikt.
Ndërkohë, sipas raportimeve të medieve, në zonën e cila është nën kontrollin e rebelëve janë ende 50.000 civil.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com