Franca përjashtoi hipotezën e sulmeve ajrore kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik në Siri dhe qëndron në strategjinë e saj mbi mbështetjen e opozitës sirane, deklaroi sot shefi francez i diplomacisë, Laurent Fabius.
"Në Irak, marrim pjesë në manovrat e mbështetjes ajrore, në siri ne ndihmojmë opozitën. Ky është pozicioni ynë dhe kjo nuk nryshon", deklaroi Fabius në Këshillin e Marrëdhënieve të Jashtme në Nju Jork.
Situata është përkeqësuar më shumë në siri, ku xhihadistët të organizatës së Shtetit Islamik (ISIS), kanë filluar ditët e fundit një ofensivë në verilindje të vendit, duke shtyrë në eksod më shumë se 130 mijë Sirianë, kryesisht kurdë, që gjetën strehim në Turqi.
Parisi, që merr pjesë në koalicionin kundër ISIS-it, është i vetmi vend evropian që deri tani ka marrë pjesë në manovrat e sulmeve ajrore të drejtuar nga SHBA-ja në veri të Irakut, por përjashtoi të bëjë të njëjtën gjë në Siri./ATSH/
/Shqiptarja.com