/ATSH-AFP/ - Franca zgjeroi territorin detar me 579 mijë kilometra katrorë ose sa është vetë sipërfaqa e saj tokësore, kjo i mundëson Parisit të rrisë të drejtën sovrane mbi burimet e tokës nënujore dhe nëntokësore nënujore.
Katër dekrete të publikuara në fund të shtatorit zyrtarizuan limitet e jashtme të platformës kontinentale franceze në brigjet e Martinikës dhe të Guadalupës (Antile), të Guajanës, të ishujve Kerguelen (Atlantiku jugor) dhe të Kaledonisë së re (Paqësori jugor).
Është falë këtyre territoreve "të përtej detiti" që Franca bëhet fuqia e dytë botërore detare me pak më shumë se 11,7 milionë kilometra katrorë zonë ekonomike ekskluzive (ZEE), mbrapa SHBA-së.
Publikimi i këtyre ligjeve përputhet me rekomandimet e Komisionit të Limiteve të Platformës Kontinentale (CLPC), një organ i ngritur nga OKB-ja mbi të drejtën detare (1982).
Të drejtat e një shteti në këtë zonë ushtrohen vetëm në tokën dhe nëntokën nënujore por jo në sipërfaqen e ujit, që mbetet nën rregullat ndërkombëtare.
/Shqiptarja.com