Parkimi nëntokësor, Basha firmos
pa miratimin e Këshillit Bashkiak

Parkimi nëntokësor, Basha firmos<br />pa miratimin e Këshillit Bashkiak
TIRANË – Kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha firmosi sot marrëveshjen për ndërtimin e parkimit të parë nëntokësor publik në Tiranë. Marrëveshja konçesionare u nëshkrua me përfaqësuesit të subjektit “Gener 2”, Bashkim Ulaj, ç’ka i ka hapur rrugë fillimit të procedimit të mëtejshëm, për ndërtimin e këtij parkimi nëntokësor në sheshin “Italia”.
Por, gjatë konferencës për shtyp , kryebashkiaku Basha ka lënë të paqartë vlerën ligjore të kësaj marrëveshje, e cila në muajin dhjetor u khtye për votim nga prefekti ik Tiranës, Keltis Kruja për shkak se nuk kishte korumin e duhur prej 33 votash në Këshillin Bashkiak. I pyetur nga gazetarët se mbi c’baza firmoset një marrëveshje, e pamiratuar në Këshillin Bashkiak, Basha u mjaftua duke thënë se gjithcka është zgjidhur.

Në Këshillin Bashkiak, dhënia me konçesion kërkonte votimin nga 3/5 e anëtarëve, gjë e cila nuk u arrit në mbledhjen e radhës ku është diskutuar kjo. Më pas kemi informacion se edhe Prefekti i Tiranës e ka kthyer mbrapsht, për shkak të këtij ngërçi ligjor që u krijua. Si është zgjidhur kjo gjë?
“Është zgjidhur plotësisht sipas ligjit. Është e vërtetë që paraqitja e plotë e dokumentit në Këshill Bashkiak ishte në tejkalim të kompetencave të Këshillit Bashkiak. Këshilli Bashkiak tashmë e ka dhënë aprovimin e tij, në një fazë paraprake, ka qenë Këshilli i kaluar Bashkiak, i cili me propozim të administratës së kaluar ka miratuar tarifat, ndërsa pjesa tjetër e vendimarrjes deri në nënshkrimin e kësaj kontrate, sipas mendimit të Prefektit dhe sipas mendimit të ATRAKO-s, që është (Agjencia Kombëtare e Konçesioneve) kryhet midis administratës, Kryetarit të Bashkisë dhe palës konçesionare dhe kjo është mënyra se si është proceduar ligjërisht”, tha kryebashkiaku.

PROJEKTI
Parkimi nëntokësor zë një sipërfaqe prej afro 9 mijë metra katrorë të sheshit “Italia”. Ajo do të shtrihet në katër nivele nëntokësore dhe do të ketë hapësirë parkimi për 1000 automjete. Vlera e investimit është rreth 1.6 miliardë lekë dhe realizimi i saj do të bëhet brenda një viti, nga dita e nisjes së punimeve.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim