Parkingu nëntokësor, Prefekti
Kruja rrëzon Bashën

Parkingu nëntokësor, Prefekti<br />Kruja rrëzon Bashën
TIRANE- Prefekti i Tiranës Keltis Kruja, ka kthyer mbrapsht në këshillin bashkiak, projektin për parkingun nëntokësor te sheshi "Italia". Prefekti Kruja e ka argumentuar këtë veprim të tij me faktin se këshilli bashkiak ka tejkaluar kompetencat. Sipas ligjit nëse nuk respektohet ligjshmëria prefekti i drejtohet gjykatës për pavlefshmëri të këtij vendimi.

Gjithçka e ka zanafillën te numri i votova që i duhen bashkisë së Tiranës për të miratuar një projekt të kësaj rëndësie. Në shkresën përcjellëse që prefekti i Tiranës Keltis Kruja, ka dërguar në bashkinë e Tiranës, së bashku me projektin e pafirmosur, thuhet se këshilli bashkiak ka tejkaluar kompetencat për mënyrën e votimit të këtij projekti ambicioz. Më konkretisht në hyrje të projektvendimit, i cili ka kaluar në këshillin bashkiak të Tiranës të datës 28 dhjetor, është hequr neni i parë, që sanksionon se ky projektligj kalon në këshill bashkiak vetëm nëse merr 33 vota. Në të vërtetë, (pra ky nen është hequr) me datën 28 dhjetor projektvendimi për nisjen e punimeve për parkingun nëntokësor te sheshi "Italia", ka kaluar vetëm me 29 vota, aq sa ka PD-ja në këshillin bashkiak. Për të arritur 33 votat, do të duheshin edhe 4 vota nga këshilltarët socialistë, por kreu i bashkisë ka preferuar më mirë të heqë nenin se sa të rrezikojë miratimin e këtij projekti.
Por duket se kjo nuk është toleruar nga prefekti Kruja, i cili e ka kthyer për rishikim këtë projekt në këshillin bashkiak të Tiranës. Që do të thotë që ky projektvendim do të kalojë sërish për miratim në mbledhjen e radhës së këshillit bashkiak të Tiranës, por që për t'u miratuar do të dojë edhe votat e socialistëve. Sipas ligjit, nëse një gjë e tillë nuk ndodh dhe tejkalohen të gjitha afatet kohore, prefekti i Tiranës ka të drejtë ta çojë çështjen në gjykatë. Vetë prefekti i Tiranës, Keltis Kruja, i kontaktuar me telefon nga "Shqiptarja.com", shprehet se nuk ka asgjë më shumë për të thënë se sa argumenti që ka dhënë në letrën sqaruese që shoqëron vendimin e kthyer mbrapsht dhe që tashmë ndodhet në tryezën e kryebashkiakut Basha. "Argumentet e mia ia kam dërguar zyrtarisht bashkisë. S'kam asgjë më tepër për të thënë. Po pres që të respektohet procedura ligjore", - na thotë prefekti Kruja.
PARKINGU NENTOKESOR
I parashikuar të ndërtohet te sheshi "Italia", sipas bashkisë së Tiranës, do të zgjidhë një pjesë të madhe të parkingjeve të kryeqytetit. Në fakt, ky projekt nuk është gjë tjetër veçse projekti i shpallur fitues nga ish-kryebashkiaku Edi Rama, por që nuk mundi ta kalojë në këshill, pasi ai u bllokua për dy vite me radhë. Parkimi që sipas projektit do të përfundojë më 2013-ën, do të ketë 1008 vendparkime. Sipas kontratës, e cila nuk ka ndryshuar asgjë dhe me të cilën administrata e Ramës ka shpallur fitues "Gener 2", afati i përfundimit të punimeve është një vit pas nisjes së tyre, ndërsa i gjithë parkimi nëntokësor do të jepet me koncension për 35 vjet. Vlera totale e investimit parashikohet të jetë 1.638.020.000 lekë.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse