Parku Arkeologjik i Apollonisë destinacion i preferuar, Turistët: Jemi të impresionuar, na pëlqen kultura dhe vendi juaj

Pasuria e jashtëzakonshme historike por edhe natyrë e qetë është ajo që ofron Parkun Kombëtar Arkeologjik i Apollonisë për dhjetëramijëra vizitorë çdo vit. Siti po kthehet në destinacion gjithnjë e më të preferuar për turistët vendas dhe të huaj.

Të befasuar nga vlerat antike e kulturore në Apolloni gjen turistë kryesisht nga Gjermania, Italia, Spanja e Franca.

Të impresionuar nga vizita në Apolloni shprehen dhe këta dy vizitorë gjermanë të cilët pohojnë kanë lexuar dhe studiuar më herët histori dhe e njohin Apolonine, historinë dhe rendesinë e saj.

 “Jam një filolog klasik. Edhe gruaja ime është historiane. Kam një mbresë të fortë për gjithçka kam parë këtu në Shqipëri. Shumë vite më parë kam lexuar pak mbi këtë vend. Kur ne po shkonim nga Gjermania në Greqi ne vendosëm të vizitonim këtë vend. Pikë së pari, ky vend na pëlqeu pasi është i lashtë dhe i paprekur nga industria teknologjike. Është fantastik. Ju keni objekte të ndryshme, objekte që  nga Roma arkaike e lashtë. Është shumë e rëndësishme që njerëzit të rrijnë këtu në vendin e tyre" thotë një turist gjerman. 

“Shumë e surprizuar nga gjithçka zbuluam këtu. Është një Muzeum i mirë, organizimi dhe ka një kualitet sa i përket objekteve që gjejmë këtu”, shprehet turistja gjermane

"Quhem Fabio dhe vij nga Milano. Është hera ime e parë që vizitoj në Shqipëri. Është një vend interesant pasi këtu është historia, natyra dhe kultura. Në këtë aspektin populli shqiptar është një popull që ka traditën, historinë dhe kulturën e veç që më pëlqen ta njoh. Jam i kënaqur"tregon një turist tjetër.

I emocionuar shprehet dhe një turist francez i cili është rikthyer në Parkun Kombëtar të Apollonisë pas 27 viteve, pasi për herë të parë e vizitoi  në vitin 1996.

"Unë zgjodha ta vizitoj këtë vend sepse jam një mësues historie dhe më pëlqejnë shumë ekspedita historike. Erdha këtu kur unë isha student në 1996. Dhe isha shumë i nderuar të vij për herë të dytë. Kur unë erdha nuk kishte shumë turist, pasi ishte e vështirë të vije deri këtu pasi rrugët ishin të vështira për t'u kaluar por tani ka ndryshuar"

Në Parkun Arkeologjik gjejmë edhe dy të rinjtë durrsakë, Zabitin dhe Marcelë që prej vitesh jetojnë në Gjermani, kane zgjedhur pikerisht këtë vend të mrekullueshem për të kurorëzuar dashurinë e tyre.

Në Parkun Kombëtar të Apollonisë janë zbuluar mbi100 skelete të Nekropolit antik që mendohet se i përkasin  periudhës romake të shekullit te 3-5 pas Krishtit.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!