Elbasani do të ketë shumë shpejt një park të ri rekreativ për të gjitha grupmoshat.

Punimet për parkun “Dua të luaj” janë drejt përfundimit, ndërsa projekti pritet të sjellë një hapësirë moderne në shërbim të komunitetit dhe veçanërisht të fëmijëve.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri, duke dhënë detaje për projektin që po merr formë.

“Një hapësirë moderne prej 22 mijë m², me fusha sportive, kënde lojërash dhe ambiente rekreative, që shumë shpejt do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve”, shkruan Rama.

Parku do të përfshijë zona sportive, hapësira të gjelbra dhe kënde argëtimi për të gjitha moshat, duke synuar të kthehet në një pikë të re referimi për qytetin.

Projekti po zbatohet me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe synon të promovojë një stil jetese më aktiv dhe më cilësor për banorët.

Ecuria e shpejtë e punimeve vjen ndërsa vetë Bashkia e Elbasanit vijon investimet në hapësirat publike, me fokus rritjen e gjelbërimit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në qytet.

 

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/04/2026 03:46

    Nga siper duket si parkim i madh,i trishte makinash,te shohim nese do te duket me mire kur te perfundohet.

    Përgjigju
  • Ingordioso Avaro: 02/04/2026 20:30

    Po shumë bukur mund t'a kishit bërë edhe një Identik..aty poshtë Digës së Liqenit Artificial të Tiranës...., ngjitur me Pishinat....??????!!!!!!Ku keni firmosur me Belën për Kullat e Betonit???!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 23 Prill, 09:22

    A besoni se do të zgjidhen çështjet e mbartura Shqipëri-Greqi?