Parku i Butrintit, Kumbaro i përgjigjet Metës: Do të mbetet nën administrimin e shtetit! Nuk heqim dorë nga asnjë përgjegjësi

Parku i Butrintit, Kumbaro i përgjigjet Metës: Do të mbetet nën administrimin e shtetit! Nuk heqim dorë nga asnjë përgjegjësi

Parku i Butrintit

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisi, Mirela Kumbaro ka deklaruar se shteti nuk heq dorë nga asnjë përgjegjësi ndaj Parkut Kombëtar të Butrintit. Kjo deklaratë e ministres, vjen si kundërpërgjigje ndaj presidentit Ilir Meta, një ditë më parë, i cili i kërkonte shtetit të mos të heqë dorë Parku Kombëtar i Butrintit.

“E konsideroj këtë deklaratë të pasaktë, të pavërtetë. Shteti nuk heq dorë nga asnjë përgjegjësi kur flitet për trashëgimitë kulturore publike. Edhe nëse në arën e një bujku që është pronë private e bujkut dhe gjatë gërmimeve dalin vepra arkeologjike, ato janë me ligj pronë publike. Në të njëjtin ligj parashikohen dy forma të administrimit: direkte dhe indirekte. Direkte janë forma si parku i Apolonisë, Teatri i Operas dhe Baletit apo të tjera, me varësi nga Ministria e Kulturës. Është edhe një formë tjetër që janë fondacionet që janë e drejtë e çdo institucioni kulturor të pushtetit lokal apo qendror, të krijojnë fondacione kulturore që të tërheqin dhe fonde të tjera. Meqë përmendi Koventën e Parisit të Trashëgimisë Kulturore Presidenti, i kujtoj atij nenin 17 të kësaj konvente i cili thotë: “Neni 17 parashikon se shtetet palë të kësaj Konvente do të konsiderojne dhe inkurajojnë themelimin e fondacioneve ose shoqatave vendase publike dhe private qëllimi i të cilave është të ftojnë donacione për mbrojtjen e pasurisë kulturore dhe natyrore të përcaktuar në nenet 1 dhe 2 të Konventës.” Fondacioni është rasti kur dhurohen para për një destinacion të caktuar kulturor, me qëllime jo fitimprurëse”, tha Kumbaro, në një studio televizive.

Presidenti i Republikës në një deklaratë për mediat tha se është e papranueshme që për pasuri të tilla si Butrinti, me rëndësi historike, shteti të heqë dorë nga çdo përgjegjësi. Mirela Kumbaro sqaroi më tej se Ministrisë së Kulturës nuk i është hequr asnjë atribut ndaj Parkut Kombëtar të Butrintit.

“Butrinti nuk i është dhënë askujt, Ministria e Kulturës mbetet administratore e patjetërsueshme e parkut të Butrintit. Kjo nuk i heq Ministrisë së Kulturës asnjë atribut për menaxhimin e parkut”, ka thënë më tej Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Rreth një muaj pasi u miratua në parlament, Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishikim marrëveshjen për administrimin e Parkut të Butrintit. Sipas Metës kjo marrëveshje cenon kushtetutën si dhe nuk është në harmoni me parimet e mbrojtura nga UNESCO. Në argumentimin e presidenti theksohet se kjo marrëveshje cenon interesin publik shqiptar.

Mes debateve të shumta mes opozitës dhe maxhorancës, kuvendi miratoi me 75 vota pro, 18 kundër dhe 1 abstenim marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintin nga fondacioni shqiptaro-amerikan AADF, në të cilën bën pjesë edhe shteti.

Marrëveshja synon zhvillimin e Parkut të Butrintit, dhe kthimin e tij në një pikë të rëndësishme turistike. Do të shtohen shërbimet për vizitorët, mes të cilave është ngritja e një qendër pritjeje për vizitorët. Po në janar të këtij viti qeveria shqiptare mori një tjetër vendim duke reduktuar sipërfaqen e zonës së mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit nga 9.424,2 hektar në 8.622,2 hektar. Pra, një sipërfaqe prej rreth 800 hektar nga Manastiri, Gjiri i Hartës dhe deri në kufirin jugor tek Gjiri i Pemës së Thatë, nuk përfshihet më në statusin e zonës së mbrojtur, duke i hapur rrugën investimeve turistike, por që ka shkatuar shumë debate në Kuvend. 

Fondacioni për menaxhimin e Butrintit krijohet në partneritet me Fondacionin jo shtetëror Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe do të përbëhet nga 5 anëtarë, 2 prej të cilëve nga Ministria e Kulturës, 2 të tjerë nga partneri strategjik AADF, ndërsa një i pestë është arkeologu i huaj britanik Riçard Hoxhes. Kontributi fillestar financiar i partnerit strategjik është 5 milionë dollarë, ndërsa ai i Ministrisë së Kulturës, 2 milionë dollarë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë