Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shpërndarë në rrjetin e tij social "Facebook", një video në të cilën ai shkruan se janë pamje të Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës dhe për të cilat thotë së është betonizuar dhe se zhdukja e gjelbërimit është një nga krimet më të shëmtuara që Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë bërë ndaj Tiranës.

“Betonizimi dhe zhdukja e gjelbërimit është një nga krimet më të shëmtuara që Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë bërë ndaj Tiranës. Këto pamje të filmuara nga i njëjti kënd, por në dy kohë të ndryshme (maj 2020 dhe shtator 2022) tregojnë qartë se çfarë barbarie ka ndodhur me gjelbërimin prapa ish-Sheratonit nga Rilindja, kjo armike e gjelbërimit dhe e mjedisit.

Masakra e Parkut të Liqenit Artificial është vetëm një provë se si Rama dhe Veliaj kanë mbushur xhepat me paratë e betonit duke bërë trafik me mushkëritë e banorëve të kryeqytetit.Shkatërrimi i hapësirave publike nëpërmjet babëzisë, paligjshmërisë dhe korrupsionit është i vetmi mision që Rilindja ka për Tiranën.”, shkruan Blushi në Facebook.

 

Postimi i Tedi Blushit