Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, 67 mijë vizitorë gjatë muajt korrik

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë ditën e sotme në rrjetet e tij sociale pamje mahnitëse nga Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta.

“…dhe me cicërimat e zogjve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, që vetëm gjatë muajit korrik priti 67 mijë vizitorë, ju uroj ditë të mbarë”, shkruan Rama në llogarinë e tij në Facebook.

Vitet e fundit Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta ka tërhequr vëmendjen jo vetëm vendasve, por edhe turistëve të huaj.

Hapësira e madhe e pyllit me larmishmërinë e florës dhe faunës, laguna me shpendë të shumtë ku mbretëron Pelikani Kaçurrel si dhe vija bregdetare e plazhit e bëjnë Divjakën një destinacion të preferuar në çdo stinë të vitit.

Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare