Parku Kombëtar i Divjakës, Rama:
Shpëtuam një thesar me vlera

TIRANE-Ashtu si çdo ditë tjetër kryeministri Rama ka uruar mirëmëngjesi ndjekësit e tij në Facebook.  Kryeministri e ka nisur ditën me imazhe të Parkut Kombëtar të Divjakës në kuadër të Ditës së Biodiversitetit.

Ai e quan zonën një thesar që është shpëtuar falë vendosmërisë për të bërë shtet.

Postimi i kryeministrit në Facebook
 

MIRËMËNGJES 😀

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të Parkut Kombëtar të Divjakës më 2013 dhe sot 🌹

Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Biodiveristetit, kjo mrekulli e jona natyrore që deri 3 vjet e gjysmë më parë rrezikonim t’a humbisnim përfundimisht prej rrënimit e masakrimit çerekshekullor, është një ndër shembujt më të fortë se si me vendosmërinë tonë për të bërë shtet, jo vetëm e shpëtuam këtë thesar por e kthyem atë në një aset të jashtëzakonshëm për ekonominë lokale dhe kombëtare.

Falë ndalimit drastik të gjuetisë e ndërhyrjeve për rehabilitimin e infrastrukturës natyrore, mijëra vizitorë çdo vit, dhe çdo vit edhe më shumë, vijnë nga çdo kënd i botës për të vizituar Shtëpinë e Pelikanit Kaçurrel. Një specie në zhdukje globalisht që bashkë me Flamengot dhe të tjerë shpendë të veçantë, ka rigjetur tashmë në Karavasta oazin e rilindur të paqes dhe strehën e qetë për të jetuar e për t'u shumuar.

Por e gjitha kjo mund të humbasë sërish nëse ndalemi sot, prandaj nuk do të rreshtim së punuari më fort dhe me vendosmëri për të ndërtuar#ShqipërinëQëDuam 🇦🇱 🇪🇺 me #Shtet 💪 #Punë 👍 #Mirëqenie 


foto rama

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Ëndërr në papafingo’, shfaqje në teatrin ‘Skampa’, Elbasan! ‘Mbi miqësinë’ vjen në ‘Metropol’

Aktivitetet kulturore/ ‘Ëndërr në papafingo’, shfaqje në teatrin ‘Skampa’, Elbasan! ‘Mbi miqësinë’ vjen në ‘Metropol’