Parku Kombëtarë i Divjakës, tërheq vëmendjen e studentëve nga Çekia, Skocia dhe Suedia

/ ATSH- N.Lena/ - Kurioziteti që ka ngjallur fauna e veçantë në Parkun Kombëtarë të Divjakës, ka sjell këtë fundjavë në këtë park, disa studentë nga Çekia, Skocia dhe Suedia.
Ata kanë lexuar në faqet e ATSH-së dhe në rrjetet sociale për bukuritë natyrore të këtij parku, për faunën e rrallë si Pelikani Kaçurrel, e mjaftë specie të tjera të rralla që rriten e shumohen në këtë lagunë.
Investime të mëdha janë bërë në këtë park për t'i ardhur në ndihmë vizitorëve të shumtë që të vëzhgojnë nga afër shpendët në abitatin e tyre.
Studentët, pasi vizituan vendet më interesante të këtij parku, ishullin e Pelikanëve dhe u njohën me historinë e zonës, shijuan gatimet tradicionale të zonës, u larguan me përshtypjet më të mira për këtë park, thotë për ATSH-në, Drejtori i këtij parku, Ardian Koçi.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten