Deputetët e Partisë Demokratike dhe mbështetës të saj janë përplasur me policinë bashkiake tek liqeni artificial. Ata kundërshtojnë ndërtimin e këndit të lojërave tek liqeni. Situata u tensionua disa herë, ku disa persona kanë ushtruar dhunë ndaj efektivëve të policisë bashkiake të cilët mbronin kantierin e ndërtimit. Gjithçka është qetësuar pas ndërhyrjes së forcave të policisë.

Ndërkohë që përfaqësues të shoqërisë civile janë distancuar nga protesta e Partisë Demokratike. Ata kanë ndjekuar situatën në distancë. Mes protestuesve ishin edhe deputetët Genc Pollo, Asllan Dogjani, Keltis Kruja, Gert Bogdani si dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak të kësaj force politike.

Ata protestuesit në zonën ku Bashkia parashikon të ndërtojë parkun e lojërave për fëmijë, e madje ka arritur të ngrejë brenda kantierit ku po ndërtohet një çadër të madhe duke penguar kështu betonizimin