Parlament, Berisha: Të
marrim ​2 mijë muxhahedinë 

Ish-kryeministri Berisha ka njoftuar në 11 shtator nga salla e parlamentit se në Shqipëri do të vijnë më shumë se 2 mijë muxhahedinë nga zona e konfliktit mes Iranit dhe Irakut. “Asnjë nuk i do. Irani nuk i do, Iraku nuk i do se flirton me Iranin, IS nuk i do se i konsideron pro-amerikanë, etj. Kërkoj t’i premtohet sekretarit dhe të merren dhe ata 2 mijë e ca fatkëqij që kanë mbetur aty në kushte mjaft të vështira. Ky premtim është strikt për qëllime humanitare, njerëzore”-tha Berisha.

Kryeministri Rama ju përgjigj me një pranim të butë kësaj çështjeje. “Ti i di mirë, që Sekretari i Shtetit nuk vjen për të kërkuar ato që the ti. Në atë aspekt nuk ka asnjë problem mes nesh dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është një vazhdë e një angazhimi që ne e respektojmë dhe do të vazhdojmë ta respektojmë. Zoti Kerry vjen këtu, sepse është një vizitë e planifikuar për të vizituar Shqipërinë”,-tha Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Miqësoret/ Liverpool mrekullon me lojën dhe mposht Sevillan, Juventusi mundet nga Atl. Madrid! Interi paqe 1-1 në Londër ndaj Chelsea, 'zhduket' Broja