Parlamenti bullgar vendos sot mbi fatin e Petkovit, çfarë pritet të ndodhë shtetin anëtar më të varfër të BE-së

Parlamenti bullgar vendos sot mbi fatin e Petkovit, çfarë pritet të ndodhë shtetin anëtar më të varfër të BE-së

Kirill Petkov

Vetëm gjashtë muaj pas marrjes së detyrës, qeveria e koalicionit bullgar e kryesuar nga Kirill Petkov përballet të mërkurën, më 22 qershor me një mocion mosbesimi, duke shkaktuar paqëndrueshmëri të re politike në shtetin anëtar më të varfër të BE-së.

Mocioni i mosbesimit u ngrit nga partitë opozitare mbi “dështimin në politikën financiare dhe ekonomike të kabinetit aktual”.

Mbështetje për mocionin e mosbesimit deri më tani kanë shprehur edhe partitë e tjera opozitare – partia e turqve etnikë dhe myslimanëve të tjerë në Bullgari Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe partia nacionaliste “Vëzrazhdane”, si dhe partia e Sllavi Trifonovit “Ka një popull të tillë” (ITN), e cila u shkëput nga koalicioni në pushtet.

Votimi pritet pas orës 19:00 me orën lokale. Mocioni ka nevojë për 121 vota për të kaluar në parlament. Aktualisht, koalicioni qeverisës ka mbështetjen e vetëm 109-të deputetëve nga 240-të ligjvënës në parlament.

Gjashtë deputetë nga grupimi ITN pritet gjithashtu të mbështesin qeverinë, por shpresa e vetme e saj për të mbajtur pushtetin varet nga mundësia që më shumë deputetë të ITN-së të votojnë kundër rrëzimit të qeverisë në minutën e fundit.

Nëse mocioni do të ketë sukses, ai do të jetë votimi i parë i mosbesimit në historinë demokratike të Bullgarisë dhe pothuajse me siguri do të çojë në zgjedhje të reja në vendin me 6.5 milionë banorë.

Qeveria e Petkovit erdhi në pushtet me zotimin për të luftuar me vendosmëri korrupsionin, për të hequr nga detyra prokurorin e Përgjithshëm, Ivan Geshev dhe kreun e Komisionit Anti-korrupsion, Sotir Tsatsarov. Po ashtu u zotua se do të forcojë fuqitë e komisionit. Dorëheqja e Tsatsarovit erdhi e para.

Më 9 qershor, një projektligj për të zgjeruar fuqitë e Komisionit Anti-korrupsion u dorëzua në Parlament. Deputetët e partisë ‘Ka një popull të tillë’ kishin kritika të ashpra dhe akuzuan Petkovin se po tenton që ta instalojë “Geshevin e tij”. Ligjvënësit nga partia Ne vazhdojmë ndryshimin, me gjasë e panë këtë si sulm politik nga ish-partnerët e koalicionit dhe i akuzuan ata se po e sabotonin këtë përpjekje.

Ndërkohë, komisioni i politikës së jashtme i parlamentit të Bullgarisë, sot do të shqyrtojë edhe propozimin francez për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Maqedoninë e Veriut.

Në bazë të vlerësimeve do të njoftohet nëse Sofja do ta heqë veton e saj ose jo, gjë e cila ka bllokuar dhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Të martën më 21 qershor, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, paralajmëroi lajme pozitive për negociatat./REL

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja