Parlamenti Europian kërkon nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian AFET janë miratuar raportet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Menjëherë pas miratimit kanë reaguar edhe të dy raportuesit Isabel Santos dhe Ilhan Kyuchyuk.

“Ne mirëpresim një hap tjetër thelbësor në procesin e zgjerimit - prezantimin e kuadrit ligjor të negociatave, i cili, pasi të finalizohet, do të drejtojë bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne u bëjmë thirrje Shteteve Anëtare që të miratojnë tekstet e kuadrit ligjor pa vonesë, duke lejuar që të mblidhen konferencat e para ndërqeveritare për secilin vend deri në fund të këtij viti”, thuhet në deklaratën e Santos dhe Kyuchyuk.

Ata kanë kërkuar edhe njëherë nga vendet anëtare hapjen e mënjëhershme të bisedimeve të pranimit në BE. Duke theksuar edhe njëherë që negociatat do të kërkojnë angazhime të mëtejshme për të zbatuar në mënyrë efektive kuadrin ligjor BE dhe për të përmbushur aspiratat e qytetarëve.

Në raportet e miratuara ditën e djeshme është vlerësuar përkushtimi i Tiranës zyrtare për integrimin evropian, fqinjësi të mirë dhe zbatimin e reformave që lidhen me procesin e integrimeve. Megjithatë deputetët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar që reformat në sistemin e drejtësisë të të vazhdojnë të zbatohen, që zgjedhjet e muajt prill të zhvillohen sipas standardeve demokratike, duke nënvizuar se ato do të jenë një test për konsolidimin e procedurave demokratike dhe arritjes së stabilitetit të qëndrueshëm politik.

Në raportin për Maqedoninë e Veriut kërkohet që të vazhdohen përpjekjet për forcimin e demokracisë, për luftën kundër korrupsionit dhe të përmirësohet gjendja e lirisë së mediave dhe shoqërisë civile. PE-ja u ka bërë Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, pengesës kryesore për anëtarësimin e vendit në BE që përmes dialogut konstruktiv të kërkojnë gjetjen e një kompromisi.

Të dyja këto shtete kandidate janë në pritje të nisjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Këshilli i BE-së tashmë ka marrë vendimin që të nisin bisedimet, por nuk ka caktuar datën se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 05/03/2021 16:54

    Ah si do nxihet nga inati tabakhonja syneperke e shqupit per kete lajm te mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion