Parlamenti Evropian ka kritikuar sot qëndrimet e bëra publike nga kandidati republikan për kryesimin e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.

Këtë e ka bërë vetë kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Shulz ku deklaroi se BE dhe Amerika nuk është e gatshme të presë fitoren e Donald Trump i cili nuk ka fare eksperiencë në arenën ndërkombëtare. 

Shulz shtoi se Trump po jep opinionin e tij në lidhje me çdo çështje, mirëpo kurrë nuk paraqet ndonjë alternativë konkrete.

Ai tha se, Hillari Klinton, kandidatja demokrate, është më e përshtatshme për të marrë postin e presidentit të SHBA. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)