BRUKSEL- Parlamenti Evropian miratoi sot një ligj që do të kufizojë spekulimin lidhur me borxhin e shteteve evropiane, duke ndaluar që më 1 dhjetor spekulimet me titujt e borxhit sovran dhe duke kufizuar "shitjet e kredive të titujve që nuk posedohen duke filluar nga viti 2012.

Deputeti francez i Të Gjelbërve, Pascal Canfin deklaroi se "Kjo është hera e parë që Evropa do të ndalojë një produkt financiar që shërben për të spekuluar me borxhin e shteteve".
(atsh/shqiptarja.com)