Komisioni për Politikën e Jashtëm në Parlamentin Europian ka miratuar rezolutën për Shqipërinë, ku rekomandohet dhënia e statusit të vendit kandidat në dhjetor. Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Nikola Vuljaniç, ka përgatitur rezolutën për Shqipërinë, e cila do të jetë objekt debati në PE në muajin dhjetor për marrjen e statusit të vendit kandidat. Në dokument përfshihen vërejtjet e progresraportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, si edhe ecuria e reformave të nevojshme që ka ndërmarrë Shqipëria duke marrë parasysh rekomandimet e BE-së.Rezoluta përbëhet nga 18 pika të rëndësishme:
Vlerësimet e përgjithshme
1. Vlerësohen fryma e bashkëpunimit dhe sjellja e forcave politike gjatë zgjedhjeve të 23 qershorit. Gjithashtu, është parë një frymë kompromisi dhe bashkëpunimi nga palët në të mirë të progresit.
2. Integrimi Europian duhet të marrë mbështetje mbarëkombëtare dhe duhet të jetë një projekt që të përfshijë të gjitha palët politike dhe shoqërinë civile.
3. Vërejmë se ka patur një progres mjaft premtues në axhendën e reformave dhe shprehim besim në potencialin, kapacitetin dhe vendosmërinë e Shqipërisë drejt integrimit evropian.
4. Mirëpresim vendosmërinë e shtetit ndaj integrimit evropian dhe modernizimin e disa sektorëve kyç të qeverisjes përmes reformave. Inkurajojmë Shqipërinë që të marrë rezultatet e kërkuara nga Komisioni Europian në vitin 2010, veçanërisht në ndërtimin e shtetit ligjor, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
5. Vlerësojmë se këshilli u njoh me progresin e Shqipërisë dhe kërkojmë që t’i jepet statusi i vendit kandidat.
Kriteret politike
6. Kërkojmë që të bëhen përpjekje të mëdha për të forcuar pavarësinë dhe eficencën e sistemit të drejtisës, duke shtuar këtu edhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Kërkojmë që përmirësohet qasja ndaj organeve të drejtësisë për këdo që ka nevojë. Kërkojmë që të përmirësohet dhe forcohet puna e autoriteteve që merren me të drejtat e njeriut, siç janë Avokati i Popullit dhe Komisioneri për Mbrojtjen kundër Diskriminimit.
7. Vlerësojmë vendosmërinë për të luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet dhe kujtojmë se duhet ende punë për forcimin dhe koordinimin institucional për këto çështje. Kërkojmë që të qartësohet roli dhe kompetencat e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Duhet që të monitorohen të gjitha strategjitë antikorrupsion.
8. Duhen ende përmirësime në luftën kundër krimit të organizuar dhe duhen bërë përparime në metodologjinë hetimore.
9. Vlerësojmë progresin e dialogut mes shoqërisë civile dhe qeverisë, dhe theksojmë që ky dialog të konsolidohet edhe më tej, si në planin e demokracisë, ashtu edhe në përmirësimin legjislativ dhe të reformave.
10. Vlerësojmë se minoritetet në përgjithësi gëzojnë respekt dhe garantim të të drejtave të tyre. Kërkojmë gjithashtu që autoritetet të mbajnë dhe të zhvillojnë më tej klimën e tolerancës për të gjitha minoritetet në vend. Kërkojmë implementimin e strategjive për integrimin e komunitetit rom në shoqëri, si edhe të komunitetit LGBT. Për këta të fundit, duhen disa rregullime ligjore kundër diskriminimit.
11. Ndërkohë që media është pluraliste dhe diverse, ka shqetësime lidhur me influencën politike në mediat publike. Duhet të garantohet liria e medias dhe pavarësia e autoriteteve rregullatore. Duhen bërë transparente rrugët e financimit të tyre.
12. Duhet mbështetje më e madhe e reformave dhe implementimit të tyre në fushën socio-ekonomike dhe zhvillimit ekonomik në tërësi.
13. Mirëpresim përpjekjen e autoriteteve përkatëse për rritjen e eficencës në mbledhjen e taksave dhe për të luftuar informalitetin. Gjithashtu, përgëzojmë qeverinë për mbështetje dhe provim të punësimit.
14. I kërkojmë qeverisë që të garantojë respekt për të gjithë të punësuarit, qoftë në sektorin privat apo publik.
15. Duhet vëmendje e veçantë për respektimin dhe garantimin e të drejtave të fëmijëve. Duhen investime në ciklin fillor mësimor, si edhe për sektorin shëndetësor që kujdeset për ta. Duhet mbështetje për fëmijët në nevojë.
Bashkëpunimi rajonal
16. Vlerësojmë rolin stabilizues të Shqipërisë në Ballkanin perëndimor, veçanërisht në marrëdhëniet me shtetet fqinje, ku ka një komunitet të konsiderueshëm shqiptarësh.
17. Vlerësojmë refuzimin e qeverisë së re shqiptare ndaj nacionalizmit dhe diskursit që e nxit atë. Inkurajojmë politikat tolerante ndaj kësaj çështje në çdo instancë qeverisëse.
PE: Shqipëria meriton statusin. Refuzimi i armëve kimike, shenjë pjekurie
Refuzimi që Shqipëria i bëri armëve kimike të Sirisë, me gjithë këmbënguljen amerikane, është komentuar si shenjë e pjekurisë politike nga eurodeputetët, të cilët u shprehen përgjithësisht në mbështetje të Këshillit të Evropës për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Komiteti i Jashtëm në Parlamentin Evropian diskutoi draftrezolutën për Shqipërinë, përpiluar nga raportuesi i ri kroat, Nikola Vuljaniç, në të cilin u vërejtën sukseset e Shqipërisë, por edhe problemet. Ndër çështjet e shtruara si të pazgjidhura ishte edhe problemi i gjakmarrjes dhe ngujimit.
Ja disa prej diskutimeve të eurodeputetëve lidhur me draft-rezolutën për Shqipërinë:
Nikola Vuljaniç, raportues për Shqipërinë në PE: “Për mua ka dy qëllime, së pari për të ndihmuar vendin, duke mbështetur raport-progresin e Komisionit e duke ofruar arsye shtesë ndaj Këshillit për t’i dhënë Shqipërisë statusin kandidat. Arsyeja tjetër është stabiliteti rajonal e forcimi i pozicionit e politikës së Unionit që thotë se arritjet duhen respektuar e shpërblyer në rrugën e integrimit. E nuk ka dyshime për arritjet, pjekuria politike u dëshmua me refuzimin e shkatërrimit të armëve kimike siriane në Shqipëri. Me gjithë insistimin e SHBAve, qeveria shqipëtare dëgjoi popullin”.
Jelko Kacin, raportues për Serbinë, slloven: “Ajo çfarë na mungonte prej disa vitesh ishte një raportues proaktiv mbi Shqipërinë, pasi Shqipëria nuk mund të na paraqesë vetë një raport përsa kohë që ne nuk jemi veprues për të dorëzuar diçka, ndaj kjo është për t’u nënvizuar. Megjithëse erdhi shumë vonë, në fund të fundit u shënua një kontribut i madh për të mobilizuar dhe për të vërtetuar përpjekjet e Shqipërisë”. Ndërsa Këshillit i sugjerohet të shmang “vonesa të panevojshme” për dhënien e statusit kandidat në Dhjetor, Tiranës i kërkohet dialog politik dhe reforma të qëndrueshme për të siguruar pavarësinë e institucioneve, gjyqësorit, administratës e medias, krahas luftës kundër korrupsionit, krimit e trafiqeve.
Eduard Kukan, PPE, kreu delegacionit për Ballkan: “Në i bëjmë thirrje Këshillit të njoh progresin e vendit dhe t’i japë statusin kandidat pa vonesë të panevojshme. Por duhet kuptuar gjithashtu me këtë raport se progresi i arritur kërkon më tepër konsolidim e zbatim dhe për reformat e mbetura duhet përshpejtuar miratimi”.
Marije Cornelissen, eurodeputete hollandeze, Të gjelbrit: ” Kalimi i pushtetit pa dhunë, greva urie apo çfarëdolloj qoftë, është një gjë normale për t’u bërë dhe po kështu edhe kryerja e reformave të përcaktuara, ndaj nuk mendoj se është e drejtë që të bëjmë shumë lavdërime për këtë. Ne duhet të kujtojmë të shkuarën, e të jemi paksa të shqetësuar për të ardhmen e afërt. Kuvendi nuk nisi dhe aq në harmoni siç duhej, dhe unë do doja që Shqipëria të na tregonte dëshmi provash se është konsistente dhe vijon bashkëpunimi pozitiv mes partive”.
Nikola Vuljanic, raportues për Shqipërinë: “Në asnjë moment e në asnjë fjali, nuk dhashë idenë se përmirësimi erdhi me ndryshimin e qeverisë. Nuk ndodh asgjëkundi kështu, as në Shqipëri. Ajo që më shqetëson në mardhënien qeveri-opozitë është mungesa e plotë e dialogut dhe ky dialog duhet vendosur nëse duan të ecin para”.
Charles Tannock, britanik, konservator: ”Shqipëria është një anëtare e plotë e Konferencës së Organizatës Islamike, një gjë e pazakonshme për Ballkanin. E kjo shkakton ca dilema në politikën e jashtme, kurdo që t’i bashkohet Bashkimit Europian, për mënyrën se si aleatët votojnë në Kombet e Bashkuara”.
Marietje Schaake, ALDE, hollandeze: ”Dëgjojmë shumë njerëz në shoqëritë tona të thonë se Shqipëria nuk është gati për anëtarësim, çfarë është mëse e vërtetë dhe askush nuk e kundërshton, sepse mbeten shumë shqetësime: korrupsioni, krimi organizuar, diskriminimi, liria e medias e sundimi i ligjit. Ndaj besoj se është e rëndësishme të japim sinjal të qartë se ne presim Shqipërinë të vazhdojë reformat pozitive me statusin kandidat dhe se ka shumë hapa për t’u ndërmarrë e se BE do të ndihmojë Shqipërinë për të ecur përpara e për t’ia arritur”.
Knut Fleckenstein, eurodeputet gjerman, S&D: “Ajo që është më e rëndësishmja për këtë komitet, kur këtu kemi eurodeputetë gjermanë e hollandezë, është të dërgojmë mesazhe të qarta ndaj qeverive tona, se ne kemi mbërritur në pikën që mbështesim statusin kandidat dhe se Shqipëria e meriton këtë, shqipëtarët e kanë fituar këtë. Nëse bëjmë hap mbrapa, e kemi parë të ndodhë me serbët, ne do të humbisnim besimin e i dimë pasojat që do tëkishim atje. Ndaj duhet të jemi shumë të bindës ndaj qeverive të vendeve tona, zoti Posselt mund të më bashkohet, për të treguar se gjërat po shkojnë mirë”.
Marije Cornelissen, eurodeputete holandeze, Të gjelbrit: “Gjakmarrja është disi e rëndësishme në Shqipëri. Janë të paktën 10 mijë familje të prekura. Numri i viktimave të gjakmarrjes është rritur vitet e fundit, regjistrohen të paktën në 150 veta në vit. Shumë fëmijë djem janë të detyruar të rrinë brenda shtëpisë e të mos shkojnë në shkollë e të mos luajnë jashtë. Ka një makineri shteti për këtë, një komitet i ngritur prej 2005, ka një ligj, por në terren asgjë nuk ka ndryshuar dhe problemi qëndron tek përkeqësimi, në vend që të përmirësohet”.
Nikola Vuljanic, raportues për Shqipërinë: “Amendamentin për gjakmarrjen nuk e përfshiva në rezolutë pasi e njohim të gjithë këtë problem, por nuk mund të përfshihen shumë çështje në një raport e kjo mund të konsiderohej në dokumente të mëtejshme. Por e kuptoj se ky amendament kompromisi është pranuar e do të votohet, sipas proçedurës. Jam i lumtur që u përmend toleranca fetare. S’mund ta besoja kur shkova atje. E për habinë time, qeveria dhe opozita më konfirmuan se kështu ndodh e ata nuk i kushtojnë vëmendje fare, është një çështje private e njerëzve. E shkëlqyeshme, pasi nuk e kam parë në asnjë vend të Ballkanit, përfshirë Kroacinë. Për lojërat e fatit dhe krimin e organizuar, i vura një minus amendamentit pasi dëgjova aksionin pjesërisht të suksesshëm për të ndaluar kumarin e paligjshëm, por nuk ia dolën të kapin asnjë bos, asnjë kriminel, pasi dikush nga policia i kishte njoftuar përpara aksionit”. Përfaqësuesja e Komisionit Europian vlerësoi se gjatë periudhës shtator-nëntor, Shqipëria ka ndërmarrë reforma për sundimin e ligjit dhe veprime ndaj shërbimit të taksave e doganave, si dhe ka rritur efikasitetin për luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, duke dëshmuar gadishmëri e vullnet politik për marrjen e statusit kandidat. Pavarësisht insistimit të raportuesit, votimi i rezolutës për Shqipërinë pritet të votohet nga Komiteti i Jashtëm më 5 Dhjetor, për t’u miratuar në seancë plenare 10 ditë përpara dhënies së vendimit nga Këshilli i BE-së.
Marrë nga "Top Channel"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com