Parlamenti Evropian/ "Nevrikoset"
 Macovein, ndryshon rregulloren 

Parlamenti Evropian/  Macovein, ndryshon rregulloren ">
TIRANE- Demokratët shqiptarë dhe anëtari i delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë në Parlamentin Evropian, përfaqësuesi i opozitës Aldo Bumçi aq shumë i nxiu jetën Komitetit të 9 të Stabilizim-Asocimit ndërmjet Parlamentit Europian dhe kreut të komitetit Macovei, sa kjo e fundit kërkoi në mënyrë urgjente ndryshimin e rregullores për të kufizuar fjalimet pafund të deputetëve të PD, të mësuar keq në Kuvendin e Shqipërisë. Kështu, sjellja e palës shqiptare në Bruksel, edhe pse nuk kishte për qëllim dëmtimin e imazhit të vendit por vetëm rrëzimin rutinë të propozimeve të kundërshtarëve politikë, hutoi mjaft të huaj në PE dhe asistentët u raportuan eurodeputetëve jo të pranishëm mbi gjithçka që panë e dëgjuan në atë sallë. Megjithëse takimi dëshmoi nevojën e ndryshimit të rregullores dhe procedurave të Komitetit, sipas kryetares Monica Macovei, ai shënon progres krahasuar me mbledhjen e zhvilluar në Tiranë.

“Mos transferoni luftën politike nga vendi juaj drejt Parlamentit Evropian. Kjo vlen si për vendet anëtare, edhe për Shqipërinë në këtë rast. Kështu që takimi, dialogu ishte shumë herë më i mirë kësaj radhe. Ne propozuam disa ndryshime për rregullat e procedurës, që lidhen me votimin, me kohën për të folur, me mënyrën se si marrim vendime në forum, pra për çështjet që janë të domosdoshme për disiplinën e takimit, në mënyrë që takimi të shkojë mirë. Edhe njerëzit e kuptuan se për t’i lejuar të tjerët të flasin më shumë duhet të reduktojnë kohën që marrin vetë për të folur. Kur unë them vetëm 3 minuta dhe kjo shkon më shumë, në 4 a 5, ose me raste në 6 minuta, atëherë anëtarët e së njëjtës parti s’mund të flasin, dhe pse unë i lashë të ndërhynin.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal