BRUKSEL - Pas debateve kundërthënëse që kanë zgjatur me vite, Bashkimi Evropian ka adoptuar më në fund standarde të përbashkëta, unike, për pranimin e azilkërkuesve. Kjo nënkupton që në të ardhmen, të gjitha vendet e BE-së do t`i trajtojnë njësoj personat e ndjekur.
"Procedurat e azilit do të jenë më të shkurtra dhe do të ndiqen në mënyrë më korrekte", ka thënë komisarja për punë të brendshme e BE-së, Cecilia Malmstrom.
Po ashtu do të përmirësohet mbrojtja për të miturit ndërsa azilkërkuesit do të fitojnë të drejta më të favorshme për ankesë. Një përmirësim tjetër do të jetë e fitimi i të drejtës së punës pas nëntë muajsh, ndërsa sot këtë të drejtë azilkërkuesit e fitojnë pas 12 muajsh.
Parlamenti Evropian ka votuar të mërkurën në Strasburg për tekstet ligjore, të cilat pritet të hyjnë në fuqi në pjesën e dytë të vitit 2015.
Me rregullimin e ri ne këtë fushë në vendet si Gjermania pak gjë do të ndryshojë. Por ndryshimet do të jenë më të theksuara në Greqi dhe në vendet tjera në vijën e jashtme të kufirit te BE-së, ku fluksi i refugjatëve është veçanërisht i madh.
Gjatë vitit 2012 në vendet e BE-së kane kërkuar azil rreth 330 mijë persona.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com