Ligji është miratuar pas kërkesave të Trojkës së përbërë nga BE, FMN dhe Banka Qëndrore Europiane. Miratimi i këtyre shkurtimeve të reja në sektorin publik ishte kusht për shtetin Helen për të marrë këstin e radhës të 7 miliard eurove. Ligji është miratuar me 153 vota pro nga 300 deputetë në total, por që të pranishëm kanë qënë 293.
Ka qenë një mazhorancë në limite ajo që ka miratuar shkurtimin e 25 mijë vendeve pune në atë që ishte paralajmëruar si një provë zjarri për koalicionin e brishtë qeverisës.Votimi i ligjit u bë në një kohë kur jashtë parlamentit protestonin mijëra qytetarë dhe pak orë nga mbërritja në Athinë e ministrit gjerman të Financave Ëolfgang Schaeuble. Zyrtari gjerman ka qenë mbështetësi kryesor i nevojës për të miratuar shkurtimet.
Për kryeministrin Antonis Samaras ky votim ishte edhe një test i parë në parlament pas daljes nga mazhoranca të njërës nga tre partitë që mbështesnin qeverinë. Kjo forcë politike doli nga koalicioni pas mbylljes së TV shtetëror në muajin qershor.
(ak/v.gj/shqiptarja.com)