Parlamenti i jep OK Jorgucatit si
qendër e Bashkisë Dropull

Parlamenti i jep OK Jorgucatit si<br />qendër e Bashkisë Dropull
Amendamenti i deputetit të LSI-së Vangjel Tavo për ndryshimin e ndarjes amdministrative-territoriale, për kaluar në qendrën e Bashkisë Dropull, Jorgucatin, ka marrë 85 vota pro. Për ndryshimin e propozuar nga deputeti Tavo, ka votuar pro edhe i vetmi deputet i opozitës i pranishëm në seancë plenarë, Nard Ndoka.

Duhet të kujtojmë këtu që për këtë çështje ka patur debate të forta mes kryemisntrit Rama dhe kreut të PBDNJ, Vangjel Dule, ndërkohë që ky i fundit nuk ishte fare i pranishëm gjatë kohës kur u votua ky ndryshim. Ndërsa duhet të kujtojmë këtu, faktin se reforma territoriale ishte një ndër ato nisma që u mbështet edhe nga  aleatët e së djathtës PDIU. Megjithatë, pavarësisht se dje ky propozim mori votat e gjithë depuetëve të mazhorancës, më parë ka hasur në kundërshtime.

Duhet të përmendim këtu faktin se ditën e martë ku kishte vetëm 24 orë që Gjykata Kushtetuese i kishte dhënë miratimin refomës territoriale, duke rrëzuar pretendimet e PD-së për të rrezuar këtë reformë, amendimi i Tavos kaloj në Komisionin e Ligjeve. Gjatë diskutimit në komisione pati replika dhe kontestime nga ana e depuetëteve të mazhorancës për këtë propozim. Ishte deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino që gjatë diskutimit në komision e refuzoj këtë ndryshim duke argumentuar se është i vonuar.

Madje Fino i kujtoi Tavos abstenimin që dha për reformën kur ajo u votua në parlament. Por qëndrimi i Finos është kritikuar nga deputeti i LSI-së Petrit Vasili, i cili tha se kjo ishte një kërkesë minimaliste, ndërsa kujtoi se gjatë kohës kur diskutohej reforma i është dashur të bëjë kompromis për krijimin e bashkive minoritare ndonëse nuk ka qenë dakord. “Zoti Tavo është deputet i vjetër, ishte, është, nuk bëri ndonjë kërkesë të tillë në momentin dhe në kohën e duhur, mbase pa e paragjykuar zotin Tavo e kishte menduar që s’do miratohej reforma territoriale. Kjo nuk mund të shikohet kështu që çdo deputet çdo njeri që na bën nga një kërkesë, mbas një muaji mbas dy muajsh ne të rrimë të merremi përherë me ndarjen e re territoriale”, tha Fino.


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë