Në seancën e fundit të Parlamentit të Malit të Zi nuk gjeti mbështetje nisma e deputetëve shqiptarë për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi organizimin territorial.
 
Ky ligj parashikonte që edhe Malësia me qendër në Tuz, të fitojë statusin e komunës së plotë.
 
Realizimi i këtij objektivi ishte kërkesë e vazhdueshme e partive politike shqiptare, por që asnjëherë nuk gjeti mbështetje nga Qeveria e Malit të Zi.
 
Si pasojë, Tuzi me shumicë shqiptare, mbetet komunë urbane në kuadër të kryeqytetit të Malit të Zi, Podgoricës.
 
Edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në vizitën e fundit që zhvilloi në Malin e Zi, kërkoi krijimin e komunës së Tuzit, e cila banohet me shumicë shqiptare. Meta tha se dhënia e statusit të plotë të komunës së Tuzit, do të ishte një tregues konkret se autoritetet malazeze respektojnë të drejtat e pakicave kombëtare. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com