Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar ndjek hapat e BE-së ndalon përdorimin e TikTok në pajisjet zyrtare

Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar ndjek hapat e BE-së ndalon përdorimin e TikTok në pajisjet zyrtare

Foto ilustruese

Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar të enjten vendosi ndalimin e aplikacionit ‘TikTok’ në pajisjet e gjithë deputetëve dhe anëtarëve të administratës të këtij institucioni, duke e konsideruar si shqetësim të shtuar në sigurinë e vendit.

Vendimi i komisioneve që drejtojnë Dhomën e Komunave dhe Dhomën e Lordëve vjen vetëm një javë pasi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ndaloi aplikacionin nga të gjitha pajisjet në pronësi të qeverisë që përdoren nga ministra ose zyrtarë. Zyra e Kabinetit ia atribuoi atë vendim "vulnerabilitetit të mundshëm të të dhënave të qeverisë".

Rrjeti i mediave sociale është përballur me pretendime se të dhënat që mbledh për përdoruesit mund t'i kalojnë qeverisë kineze dhe Partisë Komuniste, pretendime që kompania i ka mohuar.

BE-ja dhe qeveritë e SHBA-së dhe Kanadasë kanë prezantuar gjithashtu lloje të ndryshme ndalimi të aplikacionit në muajt e fundit.

“Pas vendimit të qeverisë për të ndaluar TikTok nga pajisjet qeveritare, komisionet e Dhomës së Komunave dhe Lordëve kanë vendosur që TikTok të bllokohet nga të gjitha pajisjet parlamentare dhe rrjeti më i gjerë parlamentar”-thuhet në njoftimin e parlamentit britanik.

TikTok tha se ndalimi ishte i gabuar dhe i bazuar në keqkuptime themelore për kompaninë, duke shtuar se ishte kompania ndihej e zhgënjyer që nuk trajtohej në mënyrë të barabartë me konkurrentët e tjerë të mediave sociale.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja