Parlamenti i Ukrainës pezullon punimet përballë kërcënimit të sigurisë nga Rusia

Parlamenti i Ukrainës pezullon punimet përballë kërcënimit të sigurisë nga Rusia

Ukrainë

Parlamenti i Ukrainës anuloi një seancë të premten ndërsa u forcuan masat e sigurisë pasi Rusia vuri në përdorim një raketë të re balistike që rrezikon të përshkallëzojë luftën gati trevjeçare.

NATO dhe Ukraina do të mbajnë bisedime urgjente të martën e ardhshme, pas një kërkese nga Ukraina, njoftoi aleanca. Takimi do të mbahet në nivel ambasadorësh dhe gjasat janë që do të përqendrohet tek kërcënimi i ri nga raketat.

Trupat ruse goditën gjithashtu qytetin Sumy me dronë Shahed gjatë natës, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 12 të tjerë, tha administrata rajonale të premten në mëngjes. Sulmi kishte në shënjestër një lagje të banuar të qytetit.

Ndërkohë Ministri i Jashtëm çek Jan Lipavský mbërriti për një vizitë në Kiev. Ai postoi një foto nga stacioni hekurudhor i Kievit në rrjetin social X të premten në mëngjes.

“Dua të njihem me gjendjen e ukrainasve përballë bombardimeve, ecurinë e projekteve çeke në terren dhe se si të përdoret më mirë ndihma ndërkombëtare në muajt e ardhshëm”, u shpreh ministri Lipavský.

Tre ligjvënës ukrainas konfirmuan se seanca parlamentare e planifikuar u anulua për shkak të kërcënimit të vazhdueshëm të sulmeve me raketa ruse që kishin në shënjestër ndërtesat qeveritare në qendër të qytetit. Përveç mbylljes së parlamentit "ka pasur gjithashtu rekomandime për të kufizuar punën në të gjitha zyrat tregtare dhe OJQ-ve që ndodhen në atë perimetër, dhe banorët vendas u paralajmëruan për kërcënimin në rritje," tha ligjvënësi Mykyta Poturaiev, i cili shtoi se nuk është hera e parë që ka një kërcënim i tillë.

Zyra e Presidentit Volodymyr Zelenskyy vazhdoi të punojë në përputhje me masat standarde të sigurisë, tha një zëdhënës.

Rusia lëshoi të enjten një raketë të re balistike me rreze të mesme veprimi në përgjigje të përdorimit nga Kievi të raketave me rreze më të gjatë veprimi të dërguara nga SHBA dhe Britania nga Kievi, të afta për të goditur më në thellësi të territorit rus, tha presidenti rus Vladimir Putin në një fjalim të enjten.

Pentagoni konfirmoi se raketa ruse ishte një lloj i ri, eksperimental i raketës me rreze të mesme veprimi, i bazuar në raketën balistike ndërkontinentale RS-26 Rubezh./VOA

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Raketa: 22/11/2024 20:57

    Mos e kruani te godisni ne territorin Rus se do tju shuaje fare Putin por kerkoni qe te uleni ne bisedime per paqe se me lufte nuk do te shkoni asgjekund jeni te humbur perballe nje superfuqie berthamore dhe mos degjoni keta perendimoret qe ju futen ne calle dhe ja mbathen legenat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit