Parlamenti italian jep OK për
martesa homoseksuale 

Parlamenti italian jep OK për<br />martesa homoseksuale 
Parlamenti italian ka hapur rrugën për aprovimin e të drejtave për bashkim të çifteve të gjinisë së njëjtë dhe për dhënien e disa të drejtave çifteve të pamartuara heteroseksuale, pas një votëbesimi të kërkuar dje nga kryeministri italian, Matteo Renzi, për ta imponuar miratimin e ligjit. Italia ka qenë vendi i fundit i madh perëndimor që nuk i njihte legalisht çiftet homoseksuale dhe përçarjet në partinë dhe koalicionin e majtë qeverisës në vend rrezikonin të linin në harresë marrjen e masave në favor të personave homoseksualë, që janë miratuar në Evropë.

Nga ana tjetër, Kisha katolike ka mbetur gjithnjë një kundërshtare e vendosur e martesave të ndryshme nga ajo tradicionale.
Shumë subjekte të opozitës iu bënë thirrje kryebashkiakave të zgjedhur nga radhët e tyre që të mos celebrojnë martesa të të njejtit seks, siç lejon ligji i ri. Por, kështu ata rrezikojnë të shkarkohen për mosrespiktim të ligjeve.
Kryeministri 41-vjeçar kishte premtuar ta bënte prioritet legalizimin e të drejtave të homoseksualeve kur u bë kryeministër, në fillim të vitit 2014, por kjo nismë u kthye në një nga më të kontestuarat, që ai ka ndërmarrë.



Redaksia online
A.N shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro