Në seancën e sotme plenare deputetët e mazhorancës kanë miratuar projektligjet e paraqitura, ku ndër më kryesorët ishte ai ‘Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, ose siç ndryshe quhet ‘Ligji për spiunët’.
Ky projekt ligj, që pritet të zbatohet që nga 1 tetori ka marrë 74 votat e deputetëve të pranishëm në sallën e seancës plenare dhe synon që të adresojë drejtpërdrejt luftën kundër korrupsionit.
Ekspertët kanë deklaruar se, ky ligj, parashikohet të jetë një instrument efikas në parandalimin dhe ndëshkimin e korrupsionit në sektorin publik.
Deputetët miratuan me 76 vota ndryshimet në ligjin “Për miratimin e huamarrjes prej 295 420 000 sdr-sh, që FMN i akordon Shqipërisë për programin 36-mujor të ndihmës (EFF)”.
Po ashtu deputetët miratuan me 75 vota ndryshimet dhe shtesat në ligjin “Për menaxhimin e sistemit buxhetor”, që synon forcimin e disiplinës financiare përmes vendosjes së parimeve fiskale.
Me 74 vota kaloi ratifikimi i dokumentit të ndryshimit të marrëveshjes së huasë, ndërmjet palës shqiptare dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për financimin e projektit të burimeve ujore dhe ujitjes, ndërsa ratifikimi i marrëveshjes me CEFTA-n u miratua me 75 vota.
Me 75 vota kaloi shpallja e moratoriumit të gjuetisë, si dhe dy ligje qe lidhen me çështjet e pronësisë, ai “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, si dhe një ndryshim në ligjin “Për përfundimin e procedurave të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”.
Po ashtu u miratua edhe ratifikimi i marrëveshjes ndryshuese për financimin e projektit “Linja e transmetimit 400 kilovolt Shqipëri-Kosovë (Tiranë-Prishtinë)”, nëpërmjet një huaje prej 42 milion eurosh.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com