Parlamenti rinor: Jo shtyrjes së provimeve

Parlamenti rinor: Jo shtyrjes së provimeve
TIRANE- Të rinjtë e parlamentit rinor kundërshtojnë vendimin për shtyerjen e sezonit të provimeve të universitetit të Tiranës. Sipas tyre, është absurde që për shkak të zgjedhjeve, ata të jenë të detyruar të braktisin mësimet dhe auditoret, duke akuzuar se dekanët po luajnë me provimet si politikanët me premtimet elektorale. "Gjatë kësaj kohe pedagogë e studentë do t'u nënshtrohen demagogjive, premtimeve dhe takimeve rutinë për të prezantuar kandidatët për rektor, dekan e shefa departamentesh. Po ç'faj kanë këta të rinj e të reja që të bëjnë një muaj më shumë shkollë në periudhën e nxehtë të verës apo akoma më keq të nguten duke kapërcyer kapitujt si premtime elektorale. Pse mos zhvilloheshin zgjedhjet një fundjavë dhe fushata të ishte një prezantim përpara personave të interesuar, qofshin këta pedagogë e studentë? Kjo mënyrë e të bërit fushatë është identike me atë të partive politike, madje respekton edhe afatin një mujor. Gjithsesi shpresojmë që këto zgjedhje të prodhojnë drejtues pa premtime boshe, drejtues të pa korruptuar për Universitetet tona. Studentët janë të destinuar të transformohen në flamurë elektorale apo të numërohen si vota në llogari të dikujt dhe jo si liderat dhe e ardhmja e këtij vendi", - ka deklaruar Rigels Xhemollari i Parlamentit Rinor.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit